E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Foto/ Nuk përmbahen më. Protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Brendshme

Nxehen gjakrat tek protesta për të riun e vrarë nga Policia e Shtetit, Klodian Rasha. Disa prej protestuesve kanë thyer xhamat e dritareve të bodrumit të Ministrisë së Brendshme, duke u mbështetur nga të tjerët.

Policia po tenton t’i largojë nga godina, teksa raportohet për një efektiv dhe gazetar të lënduar nga hedhja e sendeve të forta.

Protestuesit dëgjohen teksa i bëjnë thirrje policisë: “Hiqini kapelet, nuk e meritoni atë Ministër. Keni kalamaj, hiqini kapelet!”

Të shumta kanë qenë reagimet ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...