E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Protestuesit shkruajnë emrin e Klodian Rashës te Ministria e Brendshme (Foto)

Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike me yje efektivët e policisë së rënë në krye të detyrës, e cila ndodhet te oborri i Ministrisë së Brendshme, është shkruar dhe emri i Klodian Rashës.

Emri i 25-vjeçarit është shkruar nga qytetarët, të cilët janë mbledhur pasditen e sotme për të protestuar kundër vrasjes së tij nga efektivi.

Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë  dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra, teksa një pjesë e tyre janë zhvendosur drejt kryeministrisë.

Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë të kryeqytetit, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij.

Policia shprehet se i riu ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...