Opozita ka njoftuar autoritetet se do të protestojë nga ora 7 e mbrëmjes deri në mesnatë, e ndërsa protestuesit e parë tashmë kanë mbërritur në Tiranë. Disa ish-deputetë demokratë, kanë njoftuar me anë të rrjeteve sociale se protesta do të jetë madhështore, dhe se qytetarët nuk do të ndalen, duke kërkuar të drejtat e tyre.
Mbi 2200 protestues nga Gjirokastra drejt Tiranës, ish-deputeti tregon çfarë do ndodhë
Që në orët e para të ditës janë marrë masat që blindonin Kryeministrinë, duke reflektuar se çfarë ka ndodhur më herët. Ajo çfarë njoftonte pritjen një proteste ishte gardhi metalik përgjatë trotuarit që rrethon Kryeministrinë. Në pjesën e pasme të saj janë marrë masat për të blinduar hyrjen dytësore në selinë e Qeverisë.
Vlen të theksohet fakti se Rama vijon t’i shkruajë rivalit, duke e ftuar në dialog, ndonëse kryedemokrati prej disa ditësh flet për një betejë për jetë a vdekje.