Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sot rreth orës 11:00 u zhvendos nga sheshi para Teatrit Kombëtar, tek godina e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion e njohur ndryshe si SPAK.
Regjisori Robert Budina u bëri thirrje prokurorëve që të reagojnë me urgjencë:
“Fadroma i ra Teatrit kur ne ishim brenda. Të reagojnë me urgjencë sepse ishte tentativë për vrasje ndaj qytetarëve, artistëve. Ne nuk ishim të armatosur. Ne shpërthyem një korrupsion që bëhej me aferën e Teatrit Kombëtar”.
Në vijim, Budina theksoi se prokurorët kanë një detyrë që të mos ta çojnë popullin në përplasje me qeverinë.
“Ne do ta çojmë lëvizjen në gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera regjisori.