Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Prokuroria Speciale e Kosovës ndalon dy persona, dyshohet se manipuluan votat

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Prokuroria Speciale e Kosovës ndalon dy persona, dyshohet se manipuluan votat

Prokuroria Speciale e Kosovës, njoftoi se të martën më 9 mars, ka ndaluar dy persona, me inicialet A.K dhe S.M, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

“Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale.

Në mediat lokale në Kosovë, ditë më parë u publikua një video-incizim, ku pretendohej për falsifikim të votave të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre raportimeve.

Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Meliza Haradinaj-Stublla të martën, më 9 mars, dha dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës erdhi një ditë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Një nga apelet kishte të bënte me dyshimet për manipulim të votave me kusht dhe me postë në favor të Haradinaj-Stubllës.

PZAP-ja ka urdhëruar rinumërimin e votave me kusht dhe me postë për kandidatët e AAK-së. Ky proces, që është drejt përfundimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, po mbikëqyret nga hetuesit./REL/

Tags: kosovemanipulimProkuroriavota

TË LIDHURA

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat
Rajoni

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat

22:46 | 28/09/2023
Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë
Rajoni

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

21:09 | 28/09/2023
Gjendet i vdekur një kosovar në Serbi
Rajoni

Gjendet i vdekur një kosovar në Serbi

18:48 | 28/09/2023
Next Post
Ngjarje e rëndë në Peqin/ 51-vjeçari vret me gurë bashkëfshatarin

Shijak: Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti, arrestohet 27-vjeçari

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

Policët në Mianmar: Na dhanë urdhëra për të qëlluar mbi protestuesit

Tifozët kërkojnë Liverpool-in

Champions/ Liverpuli me halle kërkon biletën për 1/4-at

JU REKOMANDOJMË

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

11:22 | 28/09/2023
Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

18:26 | 27/09/2023
Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

22:24 | 26/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023




TË FUNDIT

“Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë”, detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

“Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë”, detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali

by mirseda
10:07 | 29/09/2023
0

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy...

E moshuara në Vlorë gjendet e pajetë në banesë

E moshuara në Vlorë gjendet e pajetë në banesë

09:59 | 29/09/2023
“Më shpëto mua para jetës së foshnjës”, letra e gruas shtatzënë po shkakton debat të madh në rrjet

“Më shpëto mua para jetës së foshnjës”, letra e gruas shtatzënë po shkakton debat të madh në rrjet

09:57 | 29/09/2023
Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat

22:46 | 28/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Premte 29 Shtator 2023

22:30 | 28/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com