Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Akuzat e PD për Kajmakun/ Prokuroria: I është kërkuar të depozitojë gjurmët e gishtave, rasti po vlerësohet me përparësi

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Akuzat e PD për Kajmakun/ Prokuroria: I është kërkuar të depozitojë gjurmët e gishtave, rasti po vlerësohet me përparësi

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se ka nisur procedurat për kryerjen e verifikimeve mbi figurën e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, nisur nga pretendimet e ngritura prej Partisë Demokratike, sipas së cilës, kandidati socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka dosje penale të hapur në Greqi.

Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar kërkesën e Partisë Demokratike për verifikim të thelluar për Agim Kajmakun. Në datën 23 gusht, i është kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formulari i vetëdeklarimit të Kajmakut, si dhe çdo verifikim paraprak i kryer. Pas akuzave të parashtruara nga PD, mësohet se i është kërkuar Agim Kajmakut që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore, dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë.

Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën. Në njoftim thuhet ndër të tjera se rasti në fjalë vlerësuar me përparësi, dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 ditësh, nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim.

Njoftimi 

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, ju informojmë në lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Më datë 23.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka regjistruar kërkesën e Partisë Demokratike për verifikim të thelluar për subjektin Agim Ymer Kajmaku.

 Në të njëjtën datë, i është kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Formulari i Vetëdeklarimit të subjektit të sipërcituar si dhe çdo verifikim paraprak i kryer, i cili me shkresën Nr. 14197 Prot. datë 27.08.2019 ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit.

Më datë 26.08.2019, u është dërguar kërkesë :

Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, e cila me shkresën Nr. V-2629/1 Prot. datë 27.08.2019 ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për subjektin Agim Kajmaku;

Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila me shkresën Nr. 6854/1 Prot. datë 29.08.2019, ka konfirmuar të dhënat në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Agim Kajmaku;

Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, e cila me shkresën Nr. 13255/1 Prot., datë 27.08.2019 informon nëse ky shtetas ka qenë ose jo i ndaluar apo arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, i cili me shkresën Nr. 3269/1 Prot., datë 29.08.2019, informon në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS për shtetasit Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto.

23 Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, nëse subjekti ka patur kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale dhe deri tani janë administruar disa prej përgjigjeve.

Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nëse subjekti figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale;

I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën.

Më datë 28.08.2019 janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT.

Më datë 29.08.2019 gjurmët daktiloskopike i janë përcjellë për krahasim (në vijim të kërkesës së parë) Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më datë 30.08.2019 i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, për të komunikuar me autoritetet Greke të drejtësisë, me qëllim konfirmimin e autenticitetit të dokumentit (Vendim i Prokurorisë së Apelit Janinë), administrimin e çdo vendimi penal të marrë ndaj subjektit (vendim masë sigurie, dënimi) si dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike të subjektit. Bashkëlidhur është dërguar kopja e vendimit të Prokurorisë së Janinës dhe gjurmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku.

Rasti është vlerësuar me përparësi nga ana jonë dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim.

Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

Duke ju falënderuar për vëmendjen,

ZYRA E SHYPIT

Pranë

PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

 

Tags: agim kajmakuhetimetProkuroria

TË LIDHURA

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu!
Kryesore

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu!

15:05 | 06/02/2026
Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur
Aktualitet

Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur

14:14 | 06/02/2026
Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

12:49 | 06/02/2026
Next Post
Dënimi i Valdrin Pjetrit, Prokuroria e Përgjithshme: Presim përgjigjie nga Italia

Dënimi i Valdrin Pjetrit, Prokuroria e Përgjithshme: Presim përgjigjie nga Italia

“Surprizë” për Shqipërinë, 70 mijë francezë në “Stad de France”

“Surprizë” për Shqipërinë, 70 mijë francezë në “Stad de France”

Kryemadhi nuk ndalet: Aksioni do vijojë, shqiptarët nuk e duan Ramën!

Kryemadhi nuk ndalet: Aksioni do vijojë, shqiptarët nuk e duan Ramën!







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu!
Kryesore

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu!

by mirseda
15:05 | 06/02/2026
0

Qeveria miraton Amnistinë Penale Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale, një nismë që synon uljen e mbipopullimit në...

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur

14:23 | 06/02/2026
Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur

Sherr masiv brenda familjes në Fier, babai me dy djemtë dhunon të motrën dhe mbesën e mitur

14:14 | 06/02/2026
Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

12:49 | 06/02/2026

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com