Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurori i Antimafias llogari Markut: Krimi s’përdor armë, por para. Nga vijnë ato?

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Pas, takimit që pati me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Prokurori Kombëtar i Antimafias Itale, Federico Cafiero De Raho, ka zhvilluar një takim dhe me  Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

“Prokuroria do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të opercauionit “Forca e Ligjit”, duke patur besim për sukses të plotë në luftën kundër krimit të të gjitha formave”-tha kryeprokuorija Marku.

Zonja Marku theksoi ndërkaq gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri.

Kryeprokurorja theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët.

Sikurse vërejti kryeprokurorja Marku, ka rëndësi përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri.

“Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”-shtoi zonja Marku.

Bashkëbiseduesit vërejtën gjithashtu domosdoshmërinë e hetimeve sa më të thella për të zbuluar origjinën e parave që përdoren nga grupet kriminale.

Z.Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë.

Italisë, shtoi z.De Raho: “I janë dashur dhjetëravjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze “Ndragheta”.

Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë më shpejt duke marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkohore të hetimit.

Prokurori i Përgjithshëm Marku theksoi gjithashtu se pavarësisht se strukturat janë të përkohshme deri në krijimin e SPAK-ut, puna nuk do të rreshtë për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Marku shtoi se prokuroria është e angazhuar në çdo kohë për të zhvilluar hetimet mbi veprimtaritë kriminale dhe se marrëveshja italo-shqiptare mes prokurorive e vitit 2014, duhet rinovuar për të përfshirë aspekte të ndryshme dhe njëherit të përcaktohen bashkarisht pikat e kontaktit për shkëmbyer informacionet.

“Vlerësojmë shumë hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane, për ekstradimet si dhe ndihmë ligjore. E dimë që është një punë e vështirë, pasi siç theksoi z. Federico Cafiero De Raho, Italia mundi të zbulojë aftësitë e veprimit të krimit pas disa dhjetëvjeçarësh në përballje me organizatat krininale”-shtoi zonja Marku.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj shtoi se tashmë ka materiale të përgatitura për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, siç është vepruar në shumë raste, me prokuroritë në Bari, Ankona, Leçe.

Bashkarisht u theksua domosdoshmëria për luftën kundër trafiqeve të drogës apo dhe të armëve si dhe për të zbuluar lidhjet mes krimit të organizuar shqiptar në Itali dhe investimet që kryhen në Shqipëri nga kjo veprimtari në shtetin italian. TIRANA TODAY

Tags: antimafiasarmeatokrimillogariMarkutngaparaprokuroris’përdorVijnë

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Kush është ish-spiuni dhe gjenerali i grupit të negociatave?

Basha takim me Hahn: Opozita mbështet hapjen e negociatave

Ekzekutoi biznesmenin, kush është autori i arrestuar. Në 2012 tentoi të vriste...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com