Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Profil/ Varfëria dhe ëndrra e prerë në mes, njihuni me Nardin e Thethit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Profil/ Varfëria dhe ëndrra e prerë në mes, njihuni me Nardin e Thethit

Nard Polia, 35-vjeçari nga Thethi që u vra sot në Grudë të Shkodrës ishte i njohur jo vetëm në zonën e tij, por edhe jashtë Shqipërisë, nga të gjithë ata turistë që kishin zgjedhur ndër vite të vizitonin bujtinën e tij “Polia” e hapur në vitin 2005.

Përmes faqes në Facebook “Thethi National Park” ai reklamonte bukuritë natyrore të kësaj zone të mrekullueshme, ndërsa ndër vite s’ka nguruar të ngrejë zërin për problemet që e shqetësonin, që nga mungesa e infrastrukturës rrugore deri tek bllokimi i rrugëve të Thethit në dimër.

Polia është bërë shpesh pjesë e kronikave televizive në vend, ku denonconte mos ndërhyrjen e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë. Me dëshirën e madhe dhe ëndrrën që Thethi do popullohet sërish, në një intervistë për mediat e huaja, ai rrëfen jetën e tij.

Djali i fortë e me muskuj, i kalitur për të përballuar jetën në mal shfaqet mbi makinën e tij Fuoristradë me goma të larta. Me këtë makinë ku sot i morën jetën, ai është bërë shpëtimtar i shumë turistëve që ngecnin mes botës.

Pikërisht mbi makinën e tij ai nis të rrëfejë kthimin në Thethin e dashur dhe pasionin e madh për ta zhvilluar këtë zonë.

“Unë kam lindur në Theth, jetesa këtu ka qenë shumë e vështirë, jena rrit shumë të varfër. Erdhi një kohë pas demokracisë në Shqipëri që Thethi u la pas dore, sepse njerëzit, banorët ikën. Këtu nuk kishte absolutisht të ardhura”,- thoshte ai.

“E kujtoj si sot kur kam ikur në vitin 1999 bashkë me familjen time në Shkodër. Ishte shumë e vështirë të jetoje këtu. Të gjithë shokët e mi me familjet kanë ikur ose në Shkodër ose jashtë shtetit. Mbaj mend që në 2005 jam kthyer përsëri në Theth kishte 5 familje nga 250 që ishin në 1995”,- thoshte Polia në rrëfimin e tij.

Por ndërsa vitet kanë kaluar, Polia shprehte gëzimin që Thethi aq i dashur për të kishte filluar të kthehej në një atraksion turistik.

“Thethi sot është bërë një atraksion shumë i bukur në Shqipëri dhe shumë i preferuar për turistët në Shqipëri dhe jashtë saj. Është natyra më e virgjër, ndër parqet kombëtare më të rëndësishme është edhe zonë e mbrojtur. Kemi fatin se këtu gjithçka ka mbetur si më përpara. Do mundohemi ta ruajmë sa më autentik Thethin, me bukurinë, kulturën, traditën dhe historinë e tij”,- thoshte Polia.

Nëse pasditen e sotme s’do t’i kishin bërë atentat, Polia do ta zhvillonte edhe më tej bujtinën e tij. Emri i Thethit do dëgjohej më shumë nëpër botë, për kulturën, bukurinë dhe traditën e ruajtur ashtu siç kish ëndërruar që ditën kur ai u kthyer në vendlindje! /BalkanWeb

Tags: endrraNardin e ThethitNjihuniprerëProfilvarferia

TË LIDHURA

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit: Do të jetë kryengritja më e fuqishme
Aktualitet

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit: Do të jetë kryengritja më e fuqishme

12:53 | 17/04/2026
Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit
Aktualitet

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

12:35 | 17/04/2026
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

11:41 | 17/04/2026
Next Post
“Gati të sakrifikoj jetën”, deputeti i përgjigjet Metës: Do ishte një mrekulli

“Gati të sakrifikoj jetën”, deputeti i përgjigjet Metës: Do ishte një mrekulli

“Dorëheqja e Metës thellon krizën”, Bardhi: Ja si do zhvillohet protesta nesër

“Dorëheqja e Metës thellon krizën”, Bardhi: Ja si do zhvillohet protesta nesër

“Më përndiqte vajzat”/E ekzekutoi në sy të djalit, dëshmia e autorit: Jam penduar

“Më përndiqte vajzat”/E ekzekutoi në sy të djalit, dëshmia e autorit: Jam penduar







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit: Do të jetë kryengritja më e fuqishme
Aktualitet

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit: Do të jetë kryengritja më e fuqishme

by mirseda
12:53 | 17/04/2026
0

Pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar para kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha u ka bërë...

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

12:35 | 17/04/2026
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

11:41 | 17/04/2026
SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

SPAK jep pretencën për ish-drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë, burg vetëm për 4 prej tyre

11:09 | 17/04/2026
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

10:49 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com