E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Dorëheqja e Metës thellon krizën”, Bardhi: Ja si do zhvillohet protesta nesër

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazment Bardhi e lexon mesazhin e Metës si një përpjekje për të zgjidhur krizën politike. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ai tha se dorëheqja e Metës nuk e zgjidh këtë krizë, por e thellon akoma më shumë.

“Unë e kam lexuar mesazhin e presidentit Meta si një kontribut për të zgjidhur krizën  politike e institucionale ku ndodhet vendi. Dorëheqje e presidentit Meta nuk e zgjidh krizën politike dhe institucionale, thjesht do ta thellonte atë edhe më tej.”

Bardhi ka zbuluar edhe skenarin e protestës së nesërme para parlamentit, duke theksuar se protesta do të jetë e shtrirë në disa zona. Ndërkohë ai nuk konfirmoi pjesëmarrjen e Bashës për shkak të disa takimeve që kryedemokrati po zhvillon në Bruksel.

“Nesër do të jetë një protestë para parlamentit. Do të jetë e shtrirë në disa zona rreth parlamentit për të kuptuar të gjithë që pa opozitën dhe kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve nuk mund të vihet situata në normalitet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne sot nuk kemi një parlament funksional, sepse që një parlament të jetë funksional duhet të ketë mazhorancën dhe opozitën. Nëse ka vetëm mazhorancës  ai nuk është vetëm jo kushtetues, por nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Basha do të bëjë të gjitha përpjekjet për të qenë në orën e caktuar përkrah qytetarëve, por kjo do të varet në varësi të takimeve.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...