Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Procedurat që do ndiqen për shkarkimin e Metës, kaseta televizive dhe qindra faqe me informacione

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta përshëndet shqiptarët që “luftuan” Sorosin para Shtëpisë së Bardhë

Mazhoranca qeverisëse ka planifikuar që brenda 8 tetorit të mbyllë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Dje Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të Kushtetutës nga Ilir Meta zhvilloi mbledhjen e tretë të tij, teksa në rendin e ditës ishte miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit të hetimit. Qysh në fillim të mbledhjes kryetari i Komisionit, Ulsi Manja bëri me dije se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit, përgjigje që sipas tij, ndodhen në tryezën e punës, ndërkohë që kërkoi dakordësinë e të gjithë anëtarëve, sa i takon miratimit të dy pikave të rendit të ditës. Mes debateve, procesverbali u miratua me 8 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa plani i hetimit mori 7 vota pro dhe një kundër. Vota kundër ishte ajo e kryetarit të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Ja procedurat që do të ndiqen për shkarkimin e Metës

Por votimi i planit, i hapi zyrtarisht rrugën hetimit të Presidentit Meta nga ana e komisionit. Ishte kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i cili prezantoi me detaje planin e hetimit dhe hapat që do të ndiqen për shkarkimin e Metës nga detyra. Sipas tij, plani i hetimi parashikon 9 hapa dhe do të nisë me seancën dëgjimore të Presidentit Ilir Meta, ndërsa më pas do të vijojë me shqyrtimin e materialeve të administruara nga 7-të institucionet që u është kërkuar informacion. Po ashtu, Manja theksoi se hapi i fundit është përpilimi i raportit përfundimtar të Komisioni Hetimor, që do t`i dorëzohet Parlamentit për votim. “Kemi administruar dokumentacioni e ardhur nga 7 institucione dhe sot kemi ardhur me këtë projekt-plan hetimi, që unë kam propozuar për miratim. Hapi i parë është seanca dëgjimore me Presidentin Ilir Meta; hapi i dytë administrimi dhe shqyrtimi i materialeve të marra nga 7-të institucione; administrimi i raportit të Komisionittë Ligjeve për shqyrtimin e kërkesës së deputetëve që iniciuan shkarkimin e Ilir Metës; administrimi i kërkesës së 55 deputetëve që bën kërkesën në Kuvend; administrimi i Opinionit të Komisionit të Venecias; administrimi i çdo dokumentacioni tjetër që Komisioni Hetimor e shikon të arsyeshëm për shqyrtim; diskutim për gjetjet e Komisionit Hetimor; përgatitja e raportit përfundimtar dhe hapi i fundit, paraqitja në Kuvend e këtij Raporti”, deklaroi ai. Ndërkohë, edhe pse u aludua se Presidenti Meta do të thirrej për të dëshmuar para komisionit në datën 6 shtator, u vendos që ai të ftohet në fillim të javës së ardhshme. Në fund, Manja lajmëroi se në datën 9 shtator, një panel ekspertësh nga Komisioni i Venecias do të vizitojnë Shqipërinë, ku do të zhvillojnë takime me të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Provat që ka në tryezë Komisioni kundër Metës

Mirëpo, për të shkuar tek shkarkimi i Metës, Komisionit Hetimor do t’i duhen shumë prova për të fundosur kreun e shtetit. Gazeta ka siguruar planin e hetimit, ku përveçse provave që kanë dalë deri më tani kundër Metës, komisioni do të ketë edhe shumë prova të tjera. Referuar planit, komisioni ka administruar shumë kaseta televizive, të cilat do t’i përdorë si fakte kundër presidentit, prova këto që i ka marrë nga 7 institucionet.

“Kasetat e plota lidhur me konferencat për shtyp të Presidentit nga: Televizioni “Ora News”, datë 10.06.2019 lidhur me konferencën për shtyp të Presidentit të Republikës; Televizioni “Ora News”, datë 02.07.2019 lidhur me konferencën për shtyp të Presidentit të Republikës; Televizioni “Report TV”, datë 20.03.2019 lidhur me deklaratën e Presidentit të Republikës nga qyteti i Pogradecit për rrezikun e kthimit të trazirave në Shqipëri; Televizioni “Report TV, datë 10.06.2019 lidhur me reagimin e kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, lidhur me dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit”, thuhet në plan. Po ashtu, komisioni kundër Metës do të përdorë edhe me qindra faqe me informacione që 7 institucionet i kanë kthyer Komisionit Hetimor./Gazeta SOT

 

Tags: mazhorancaMetashkarkimi

TË LIDHURA

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Avokati për Metën: Nuk trajtohet si qytetar i zakonshëm, paraburgimi i padrejtë
Aktualitet

Avokati për Metën: Nuk trajtohet si qytetar i zakonshëm, paraburgimi i padrejtë

21:28 | 19/06/2025
I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari
Aktualitet

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

21:08 | 19/06/2025
Next Post
Stil i ri gjobash te Tirana, ja sa do paguajë ai që ankohet te presidenti

Stil i ri gjobash te Tirana, ja sa do paguajë ai që ankohet te presidenti

Italia në krizë/ Lindshmëria rënie rekord, asnjë nuk mendon për fëmijë

Italia në krizë/ Lindshmëria rënie rekord, asnjë nuk mendon për fëmijë

Përlotet Rudina Dembacaj, tregon si iu dhunua vajza në kopsht

Përlotet Rudina Dembacaj, tregon si iu dhunua vajza në kopsht

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

by mirseda
21:51 | 19/06/2025
0

Partia Socialiste festoi me 1 javë vonesë 34-vjetorin e krijimit të saj, për shkak të mungesës së...

Rrëfimi i Yamal: Dua të fitoj, ndjesi speciale t’i realizosh gol Realit

Rrëfimi i Yamal: Dua të fitoj, ndjesi speciale t’i realizosh gol Realit

21:46 | 19/06/2025
Avokati për Metën: Nuk trajtohet si qytetar i zakonshëm, paraburgimi i padrejtë

Avokati për Metën: Nuk trajtohet si qytetar i zakonshëm, paraburgimi i padrejtë

21:28 | 19/06/2025
Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni

Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni

21:24 | 19/06/2025
I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

21:08 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com