pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisgrandpashabethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetkingroyaldeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpasacasinobetzulatipobetpashagamingdoedacasibomtürk pornocasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetdoedasuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişslotbarjojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetcasibomtaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetGrandpashabetcasibomkingroyaljojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetcio
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Italia në krizë/ Lindshmëria rënie rekord, asnjë nuk mendon për fëmijë

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Nataliteti në Itali ka rënie rekord. Rinia ka humbur besimin tek e ardhmja. Tani po krijohet qeveria e 66 brenda 73 vitesh. Borxhet e shtetit dhe papunësia janë të larta. Gjithnjë e më pak italianë mendojnë për bambini.

Mbesa e vogël Livia një vjeç është gjithçka për Luisa-n. Ajo e quan mbesën e saj të vetme plot dashuri „La Bimba”. Çdo verë familja e saj i kalon javët e nxehta të verës në bregdet pranë Romës. E Nonna Luisa ka mall për harenë e fëmijëve dhe familjen e madhe – sikurse ka qenë dikur në Itali, na thotë:„Për ne familja ka qenë gjithçka për të cilën kemi sakrifikuar jetën! Nuk ka kuptim, kur nuk ke nipër e mbesa, kur nuk ka famijë, të cilëve të mund t’ia pasojmë trashëgiminë tonë.”

Por sot Italia ka ndryshuar. Kuota e natalitetit prej vitesh është ndër më të ulëtat në Evropë. Nonna Luisa e di, që ajo ka fat me Livian e vogël. Vajza e saj Serena ishte 39 kur e lindi atë. Serena e punësuar në aeroport e ka të thjeshtë shpjegimin: Fajin e ka politika. Asnjë qeveri në njëzet vitet e fundit nuk ka ndjekur një politikë moderne për familjen, me lehtësi jetese për nënat në marrëdhënie pune, thotë ajo: „Nëse në aeroportin e Romës do të kishte pasur një çerdhe fëmijësh, ku mund ta çoja unë vajzën time, atëherë unë do të kisha preferuar që qysh në ditën e parë pas lindjes të rifilloja punën. Por kjo ishte e pamundur.

Fëmijët shihen si barrë, kur mungon siguria financiare… Nëna Luisa vëren, që fëmijët e saj – si shumë të rinj të tjerë në Itali – nuk kanë vendosmëri për ta marrë vetë jetën në dorë. Djali Enrico vërtetë ka një punë në një farmaci, por ai ende nuk e ka krijuar familjen e vet.

„Brezi i fëmijëve të mi nuk ka më një perspektivë të mirë. Atyre u mungon një projekt i besueshëm për të ardhmen. Jo vetëm sepse ka gjithnjë e më pak punë dhe shteti ua vështirëson jetën, por të rinjtë italianë kanë humbur qëndrueshmërinë, që na karakterizonte neve dikur!”

Luisa kujton me nostalgji kohët e fëmijërisë së saj: “Më kujtohet ende vështrimi i tezeve të mia, ato na përqafonin ne fëmijëve dhe na jepnin dashuri e ndjenjën, se me ne jeta fillon sërish.”

Këmbimi i roleve

Çfarë nuk shkon në Itali?! Sociologët vëzhgojnë, se brezat e dekadave të fundit i kanë këmbyer rolet. Raffaella CAso, pranë Institutit Kërkimor Eurispes vëren: “Sot nuk ndihmojnë më të rinjtë të moshuarit, por anasjelltas. Gjyshërit ua kalojnë trashëgiminë në imobilje apo kursimet nga pensioni nipërve e mbesave të tyre ose u paguajnë atyre qiranë apo kopështin e fëmijëve.”

Lido Ostia pranë Romës. Italianet lindin mesatarisht në moshën 33 vjeç, nëse ato lindin një fëmijë, ato janë më të moshuara krahasuar me europianet e tjera. Shumë gra e burra nuk i shohin më fëmijët si një bekim për jetën e tyre, por si barrë. Enrico, djali i Luisa-s: „Jeta është mjaft e ndërlikuar mes punës, taksave dhe shpenzimeve. Ato pak orë që mbeten të lira në ditë ti do të çlodhesh, të mendosh për veten e të dalësh me miqtë. Një fëmijë të bëhet pengesë për të gjitha këto.”

Enrico-s i pëlqen që është bërë dajë dhe sa herë ka mundësi viziton mbesën e vogël dhe motrën e tij. Familja është e rëndësishme për të, por jo një fëmijë i veti! 42-vjeçari preferon çdo ditë para se të nisë punën në farmaci që ta hajë drekën tek mamaja. Luisa kishte menduar një tjetër të ardhme për fëmijët e saj: „Vërtetë të realizuar nuk e shoh as vajzën e as djalin tim. Serena ndonëse ka studiuar, çfarë merr ajo sot?! Vetëm një punë të paguar keq në një shoqëri ajrore. Shumë vite e kam mbështetur atë financiarisht. Mirë që u martua. Po Enrico?! Hiç gjë?! Edhe për të kisha përfytyruar një të ardhme ndryshe!”

Luisa është e zhgënjyer nga Italia me 66 qeveri në 74 vitet e jetës së saj. Këto qeveri kanë prodhuar shumë kriza dhe pak të ardhme për vendin – pak për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të Livias, mbesës së saj të vogël. /DW

Tags: fëmijëItaliakrizelindshmeri

TË LIDHURA

Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Rajoni

Deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e Paunoviç: Deklarata, skandaloze dhe e papranueshme

18:19 | 14/07/2026
Next Post

Përlotet Rudina Dembacaj, tregon si iu dhunua vajza në kopsht

Një Brexit pa marrëveshje do t’i kushtojë Londrës sa “qimet e kokës”

Ngjela: Palmer do jetë prezent në Shqipëri deri në ngritjen e SPAK-ut







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Bota

29 shtete nënshkruajnë marrëveshjen për një organ global të Inteligjencës Artificiale

by mirseda
17:51 | 16/07/2026
0

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për...

Deklarata nga ministrja serbe, Rama: Nuk mund të bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart

17:49 | 16/07/2026

BIRN: Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

17:41 | 16/07/2026

Tragjedi në Algjeri, zjarri në jetimore lë 11 viktima dhe 19 të plagosur rëndë

17:06 | 16/07/2026

Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet 18-vjeçari dhe babai i tij si bashkëpunëtor në krim

17:04 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com