Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Problemi me targat/ Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Problemi me targat/ Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar. Përfaqësues të Serbisë thonë se Kosova, me këtë veprim, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në Prishtinë thonë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Me këtë dokument, targat serbe me shenjat e qyteteve të Kosovës, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan) KM (Mitrovicë), janë hequr. Domethënë, automjetet me targa të tilla është dashur të regjistrohen sërish me RKS (Republika e Kosovës) ose me status neutral – KS (Kosovë).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Por, pavarësisht saj, në katër komuna në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë, të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Serbisë me targa RKS, pa shpenzime. Ata është dashur t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme. Kështu që, me marrëveshje, Kosova është detyruar që edhe për pesë vjet të tjerë të lëshojë targa KS, të cilat Serbia i ka pranuar.

Marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes, e vitit 2011, është finalizuar në Bruksel më 14 shtator, 2016, kur Kosova ka rënë dakord që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Kur ka skaduar afati për targat e diskutueshme?

Periudha pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator, 2021. “Ky ka qenë afati i fundit për heqjen dhe përdorimin e këtyre targave, si dhe të targave me shkurtesat KM për Mitrovicën, PR për Prishtinën, UR për Ferizajn, PZ për Prizrenin dhe GL për Gjilanin”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 20 shtator. Ai ka thënë se këto targa do të konfiskohen.

Çfarë në lidhje me targat me qytetet e Serbisë?

Me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, qytetarët që kanë targa serbe, për shembull BG (Beograd), KG (Kragujevc) NI (Nish), tani duhet të marrin targa të përkohshme kur hyjnë në territorin e Kosovës.

Duke akuzuar Prishtinën për shkelje të dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se problemi nuk është vetëm me targat KS, por “edhe me targat nga Serbia qendrore”.

“Problemi është se kanë ndalur një makinë me targa të Vranjës dhe më pas i kanë hequr targat e një shteti të njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse nuk u kanë pëlqyer”, ka thënë Vuçiq më 20 shtator, duke shtuar se një gjë e tillë nuk thuhet në asnjë dokument.

Marrëveshja e Brukselit nuk i përmend shprehimisht kushtet për hyrjen në Kosovë të automjeteve me targa të qyteteve në Serbi.

Teksti i Marrëveshjes nga viti 2011, i cili është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës, thotë se “pala kosovare ruan të drejtën që, pas konsultimeve me Bashkimin Evropian, të aplikojë regjimin e targave të përkohshme”.

Masat e reciprocitetit

Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa RKS (Republika e Kosovës), kur kanë hyrë në Serbi, kanë paguar rreth pesë euro për targa të përkohshme, që janë të vlefshme për 60 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator se Prishtina zyrtare nuk ka dashur të vendosë masa reciprociteti, por nuk ka pasur zgjidhje tjetër, për shkak të qëndrimeve të Beogradit zyrtar.

Kurti ka thënë në disa raste më herët se do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë në të gjitha fushat.

Për çfarë e akuzon Beogradi-Prishtinën?

Pas një takimi të Këshillit të Serbisë për Sigurinë Kombëtare, Vuçiq ka thënë se Prishtina refuzon zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit, kryesisht atyre që i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Detajet specifike janë harmonizuar me një marrëveshje të vitit 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar në dhjetor të vitit 2015 se parimet e Asociacionit nuk janë harmonizuar plotësisht me Kushtetutën e Kosovës, por, ka shtuar ajo, ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Ajo çfarë është e diskutueshme, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komuna ku një bashkësi etnike është shumicë.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Deri më tani janë arritur mbi 30 marrëveshje – shumica e të cilave nuk janë zbatuar në terren.

Të dyja vendet e transferojnë përgjegjësinë për moszbatimin e marrëveshjeve te njëra-tjetra.

Çfarë thonë në Bruksel?

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shprehur shqetësim për situatën në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për shtensionim urgjent.

Ai ka thënë se i ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për situatën në veri të Kosovës dhe ka përsëritur gatishmërinë e institucioneve evropiane për të lehtësuar bisedimet “për të gjitha çështjet e hapura” në kuadër të dialogut.

Data për vazhdimin e dialogut politik midis Kosovës dhe Serbisë nuk është caktuar ende. /evropaelire

Tags: kosoveserbitargat

TË LIDHURA

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë
Aktualitet

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
REL: SHBA kërkon në OKB zotim nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim
Bota

REL: SHBA kërkon në OKB zotim nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim

21:00 | 09/04/2026
Ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për drogë, kapet në Morinë 35-vjeçari
Aktualitet

Ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për drogë, kapet në Morinë 35-vjeçari

14:10 | 09/04/2026
Next Post
Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit

Serbët vijojnë protestat/Meta: Palët të kapërcejnë tensionet

Ç’është kjo seancë?KPK lexonte shkarkimin e tij, prokurori përplaset me gardën

Ç’është kjo seancë?KPK lexonte shkarkimin e tij, prokurori përplaset me gardën

Ekzekutimi i Delon Troqes/ Lala jep detaje: Mund të jetë urdhëruar në Spanjë

“Prisni të dalë ndonjë i dënuar”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com