E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Serbët vijojnë protestat/Meta: Palët të kapërcejnë tensionet

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar mbi tensionet në veri të Kosovës, pasi qeveria Kurti vendosi reciprocitetin e targave të automjeteve me Serbinë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe integriteti territorial të Kosovës, është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Ai kërkon nga palët që të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

Për të tretën ditë radhazi, pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Jarinjë dhe në Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara. Serbët vazhdojnë të protestojnë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, ashtu sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.

Statusi

Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...