Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Probleme serioze për Shqipërinë”, ‘Zëri i Amerikës’ citon DASH

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Probleme serioze për Shqipërinë”, ‘Zëri i Amerikës’ citon DASH

Shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2019, sipas raportit të Departamentit të Shtetit të bërë publik të mërkurën, janë “kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, kurrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale.

Pandëshkueshmëria, thekson raporti, vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim. Ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qënë sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”, thotë raporti.

Në raport theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, sipas vlerësimit të OSBE-së,respektuan liritë themelore, por u karakterizuan nga akuza pët blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019,u bojkotuan nga partitë e opozitës, të cilat akuzuan qeverinë për mashtrim elektoral. Sipas raportit të OSBE-së, zgjedhjet u mbajtën “përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe të rregullt”,por votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje mes alternativave politike.

Gjatë vitit 2019, thuhet në raport, Avokati i Popullit mori ankesa të shumta lidhur me përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave të opozitës dhe gjatë një nxjerrjeje me forcë nga banesa për shkak të ndërtimit të një unaze të re në Tiranë.

Probleme serioze në burgje dhe qendra ndalimi pati me kushtet e këqija dhe mungesën e kujdesit shëndetësor, sidomos atij mendor, si edhe me mbipopullimin dhe korrupsionin.

Lidhur me korrupsionin, raporti përmend rastin e arrestimit të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Cuko nën akuzat për korrupsion.

Raporti thotë se kushtet mbetën nën standard në disa objekte ndalimi jashtë Tiranës dhe qendra të tjera të mëdha urbane.

Mes përmirësimeve, raporti përmend faktin se Avokati i Popullit njoftoi për një lehtësim të mbipopullimit përmes infrastrukturës së re dhe amnistive.

“Megjithëse Kushtetura parashikon pavarësinë e gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efiçente”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria zbatoi procesin e vëzhguar ndërkombëtarisht të vetingut të gjykatësve dhe të shkarkimit të gjykatësve me pasuri të pajustifikuar dhe me lidhje me krim të organizuar.

Por raporti thotë se si pasojë e këtij procesi Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar, dhe rrjedhimisht pa kuorum.

“Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”, thuhet në raport.

“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsioni, mungesa e efiçencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike”, thuhet në raport.

Ish-të burgosurit politikë nën regjimin komunist vazhduan të kërkojnë kompensimet nga qeveria dhe kjo e fundit shënoi një fare përparimi në dhënien e kompensimeve gjatë vitit.

Sipas raportit pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

“Shumë pronarë të stacioneve televizive private e përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre”, thotë raporti.

Po ashtu në raport thuhet se pati “njoftime të besueshme se përfaqësues me peshë të medias përdorën organet e medias për të bërë shatazh ndaj bizneseve.

Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar dhe përmend si probleme autocensurën dhe mugesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve.

Raporti përmend si shqetësim përdorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve. /VOA

 

 

Tags: dashshqiperiZëri i Amerikës

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Momenti kur ambulanca sjell në Infektiv të dyshuarin me koronavirus

Momenti kur ambulanca sjell në Infektiv të dyshuarin me koronavirus

Koronavirusi/ Shkon në 827 numri i viktimave në Itali

Koronavirusi/ Shkon në 827 numri i viktimave në Itali

Koronavirusi/ Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën

Koronavirusi/ Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com