Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Prisni dhe shikoni! Janë pa shpresë”/ Spartak Ngjela nxjerr materialin e ekspozuar nga CIA

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?

Avokat i njohur Spartak Ngjela, përmes një postimi në “Facebook”, ka komentuar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, rëndësinë e SPAK-ut, si dhe shprehet që CIA ka ekspozuar materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve.

Sipas Ngjelës, çdo kryeministër që nuk i plotëson kushtet e vendosura për t’u anëtarësuar, duhet të rrëzohet.

Ndërsa shton i bindur se do të ketë presion politik kundrejt lidershipit aktual shqiptar për shpejtimin e SPAK-ut. Ndër të tjera, Ngjela shprehet se “gjithçka në Ballkanin Perëndimor do të flasë shqip”.

“Politika amerikane po zbulon të vërtetën. Jo më larg se dje, CIA ekspozoi materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve. ‘As ka pasur e as nuk ka turq në Shqipëri, dhe as në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E gjitha kjo tendencë që ka bërë turq shqiptarët, ka qenë politikë serbe antishqiptare… Nuk ka turq në Prizren e Prishtinë, ata janë shqiptarë që dinë një turqishte të çalë e me fjalë shqipe’, – shprehet hapur CIA në materialin e vet”, shkruan avokati.

Analiza e plotë e Ngjelës

Të gjithë liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Mattheë Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Sidomos, të gjithë bashkë i shqetëson fakti që negociatat me Bashkimin Europian do hapen me vendosjen e një sërë kushtesh. Nuk janë kushtet dhe pastaj çelja e negociatave, por është çelja e pas saj vijnë kushtet.

Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nese nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin.

Kjo në fakt është risi që nuk pritej nga korrupsioni në Tiranë. Por janë naivë, sepse mendja iu qëndron prore me frikë te SPAK-u. Kurse pyetja që ngrihet këtu është kjo: A do të ketë realisht një presion politik kundrejt lidershipit aktual shqiptar për shpejtimin e SPAK-ut?
Sigurisht që po. Tani historia e Shqipërisë ka hyrë në rrugën reale të rivlerësimit të saj.

l.
Vetëm injorantët nuk e kuptojnë dot, kur situata është kundër tyre, dhe prandaj vijojnë me shpresa fëminore të luftojnë kundër ligjit. Kështu po ndodh sot edhe me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë.

Shqipëria në këtë çast historik përbën një impenjim parësor të politikës amerikanë dhe gjermane. Edhe Kosova, edhe Maqedonia gjithashtu. Dhe kjo është në fakt një arsye që vjen nga përplasja e interesave të Perëndimit të lartë në funksion të interesit për Ballkanin Perëndimor. Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit.

Por edhe politika amerikane ua ka zbuluar të gjitha, ndonjërit nga kryesorët, ia ka vënë faktin edhe përpara, në tryezën e bisedimeve. Domethënë, janë pa shpresë dhe nuk duan ta kuptojnë.

ll.
Po me rivlerësimin e historisë së Shqipërisë, çfarë po ndodh realisht?

Asgjë nuk mund t’iu bëjnë dot më shqiptarëve pushtuesit sllavë dhe grekë këtej e tutje, në kohën që vjen. Gjithçka në Ballkanin Perëndimor do të flasë shqip.

Politika amerikane po zbulon të vërtetën. Jo më larg se dje, CIA ekspozoi materialin e saj në lidhje me politikën antishqiptare të serbëve. “As ka pasur e as nuk ka turq në Shqipëri, dhe as në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E gjitha kjo tendencë që ka bërë turq shqiptarët, ka qenë politikë serbe antishqiptare… Nuk ka turq në Prizren e Prishtinë, ata janë shqiptarë që dinë një turqishte të çalë e me fjalë shqipe”, – shprehet hapur CIA në materialin e vet.

Ky ishte një fakt i vjetër që dihej, dhe ishte i fshehur me dhunë ekstreme. Tani gjithçka po ekspozohet nga CIA, me burim dokumentar të saktë, deri më tash të bllokuar nga historia genocidiale e Serbisë kundër shqiptarëve.

Por, mos mendoni se kjo është shfaqje e fundit. Ky është i pari ekspozim dokumentar i të vërtetave historike.
Do të ketë akoma?
Sigurisht që do të ketë. Por pyetja më me afekt që ngrihet këtu është kjo: po historia e mbyllur në lidhje me shqiptarët e persekutuar nga grekët në shtetin grek, a do të hapet? A do të ekspozohet historia e fshehur brutalisht që, edhe për këtë rast, të shihet qartë ndërkombëtarisht e vërteta e Çamërisë, e Kosturit, e Follorinës dhe e të gjithë Shqipërisë që u grabit në vitin 1913 nga Greqia me gënjeshtrat se shqiptarët janë turq? Po genocidi grek antishqiptar në Çamëri, dhe dhunimi i gjuhës shqipe në Epir?
Sigurisht që do të dalë edhe kjo histori e fshehur, se është identike me atë të Serbisë genocidiale. Kjo histori e fshehur e Shqipërisë, pritet në fakt të jetë thelbi politik i historisë së afërt që po vjen në Ballkanin Perëndimor.

I gjithë Ballkani Perëndimor ka qenë shqiptar, dhe shqiptarët sot janë aleatët më të vendosur të Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha do të dalin, se ajo që është fshehur është e vërtetë historike.
Pse, ju mendoni që, materiali i sapobotuar botërisht i CIA-s do të jetë një rast i izoluar?
Jo. Aspak. Prisni dhe shikoni!
Po korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë? Për të gjithë këtë që po vjen, ata janë pa fare shpresë.

Tags: Ballkanibeciapolitika amerikaneserbetshqiperiaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses
Aktualitet

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Next Post
Gjenden mbetje plastike në trupat e fëmijëve

Gjenden mbetje plastike në trupat e fëmijëve

Sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, rritet çmimi i naftës

Sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, rritet çmimi i naftës

Negociatat në tetor? Meta tjetër mesazh për politikën shqiptare

Negociatat në tetor? Meta tjetër mesazh për politikën shqiptare







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

by mirseda
15:17 | 22/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare...

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com