E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Prindërit e Caroline Crouch fitojnë kujdestarinë e plotë të vajzës së vogël

Prindërit e 20-vjeçares britanike që u vra nga bashkëshorti i saj, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia. Ngjarja tronditi Greqinë, ku Caroline Crouch u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti grek, Babis Anagnostopoulos. Vajza e vogël do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj, në një ishull të vendit.

Prindërit e Caroline Crouch kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lydia. Vogëlushja, e cila pa nënën e saj që po mbytej nga babai i saj, tani do të rritet në shtëpinë e fëmijërisë së nënës së saj. Kështu vendosi dje një gjykatë në Greqi.

Crouch u vra nga burri i saj Babis Anagnostopoulos, para foshnjës Lydia, në Athinë më 11 maj.

Ai më pas organizoi në mënyrë cinike një vjedhje, dhe mashtroi ndaj familjes së saj. Anagnostopoulos, 33-vjeç, më në fund rrëfeu javë më vonë pasi policia e ballafaqoi atë me prova që vërtetonin se ai ishte vrasësi.

Tani vajza e tyre një-vjeçare, babai i së cilës me gjasë mund të marrë një dënim me burgim të përjetshëm-është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Crouch, Susan dhe David, në ishullin Egje të Alonnisos ku ata jetojnë.

Burimi i lajmit: dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Dëshmia e mikut të pilotit grek që vrau gruan: Ai kishte një lidhje paralele

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...