E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Princesha e Japonisë martohet me shokun e klasës, humb statusin mbretëror

Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit, Kei Komuro, duke humbur kështu statusin e saj mbretëror. Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake, humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, megjithëse anëtarët meshkuj nuk e bëjnë këtë.

Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore, dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja. Ajo është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore, që i refuzon të dyja.

Çifti pritet të shpërngulet në SHBA – ku Komuro punon si avokat – pas martesës. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me mbretërit britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.

Disa gazeta tabloide dhe përdorues të mediave sociale, mendonin se modeli i flokëve të tij – që shihej si jokonvencional në Japoni – ishte i papërshtatshëm për dikë që do të martohej me një princeshë. Një protestë ka ndodhur të martën, kundër martesës së çiftit.

Në një konferencë për shtyp, znj. Mako tha se ajo kërkoi falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.

“Më vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar, dhe jam mirënjohëse për ata që kanë vazhduar të më mbështesin. Për mua, Kei është i pazëvendësueshëm. Martesa ishte një zgjedhje e nevojshme për ne”.

Kumuro shtoi se ai e donte zonjën Mako, dhe donte të kalonte jetën e tij me të.

Princesha Mako u largua nga rezidenca e saj në Tokio rreth orës 10:00 me kohën lokale të martën (01:00 GMT) për të ‘regjistruar’ martesën e saj, duke iu përkulur disa herë prindërve të saj, Princit të Kurorës Fumihito dhe Princeshës së Kurorës Kiko. Ajo gjithashtu përqafoi motrën e saj më të vogël para se të largohej, raportoi gazeta Kyodo.

Gjatë viteve, ka patur një mbulim të tepruar mediatik rreth çiftit, gjë që ka bërë që princesha të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, kishte thënë më herët Agjencia Imperial Household (IHA).

Marrëdhënia e saj është përballur me polemika në vend. Të martën, njerëzit u fotografuan duke protestuar, kundër martesës në një park japonez.

Shumë slogane u shfaqën, për të nxjerrë në pah çështje financiare rreth familjes së Komuros – veçanërisht nënës së tij.

Ish princesha u fejua me Komuro-n në vitin 2017, dhe të dy do të martoheshin vitin e ardhshëm. Por martesa u vonua pas pretendimeve se nëna e z. Komuro kishte probleme financiare – thuhet se ajo kishte marrë një hua nga ish-i fejuari i saj dhe nuk e kishte kthyer atë.

Pallati mohoi se vonesa ishte e lidhur me këtë, megjithëse Princi i Kurorës Fumihito tha se ishte e rëndësishme që çështjet e parave të trajtoheshin përpara se çifti të martohej.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...