Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas pretencës së prokurorisë për të dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Ervin Salianji.
Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet e konsideron reagimin e Bashës si një sulm ndaj prokurorëve që morën vendimin për dosjen “Babale”.
Ai shtoi se Basha ka sulmuar edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë ai është i pandehur. Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë.
Postimi i plotë:
Reagimi i të pandehurit ndaj një pretence të Prokurorit është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij.
Por sulmi i Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë sot është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë.
Prokuroria është e mirë kur ngre akuzë ndaj kundërshtarit dhe qenka e keqe kur akuzon ty apo anëtarin e çetës tënde?!
Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD.
Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh.
Lulzim Basha është i vetëdijshëm batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji.
Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët.
Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale. Për ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun, si dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.Sipas Prokurorisë të pandehurit kanë kryer kallëzim të rremë.