Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Presidenti s’mund të thotë jam më patriot”, Hajdari i habit të gjithë me fjalimin e saj në Kuvend

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Presidenti s’mund të thotë jam më patriot”, Hajdari i habit të gjithë me fjalimin e saj në Kuvend

Deputetja Rudina Hajdari ka shpërthyer sot ndaj presidentit por edhe ndaj mazhorancës gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit.

Aktin e presidentit për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, Hajdari e cilësoi si “të shëmtuar”, ndërsa shtoi se bashkëshortja e presidentit është kryetare e një partie sot dhe sigurisht që është në konflikt interesi.

Më tej, ajo iu drejtua mazhorancës, duke e pyetur me ironi nëse e dinte kur u zgjodh Meta president që ai është në konflikt interesi për shkak të Kryemadhit, e cila drejtonte një parti opoziotare.

Hajdari akuzoi mazhorancës, të cilës iu drejtua me fjalët se “e zgjodhi Metën për të zgjatur jetëgjatësine e pushtetit të saj, sepse nuk do t’ia dijë për Shqipërinë.

Deputetja ngriti disa pyetje ndaj presidentit, ndër të tjera, nëse shtyrja e zgjedhjeve në një kohë kur palët nuk ulen bashkë, do të çonte në zgjidhjen e krizës.

Duhet thënë se fjalimi i Hajdarit ka habitur të gjithë të pranishmit, si nga mazhoranca edhe nga opozita, të cilët e kanë dëgjuar tërë vëmendje, ndërsa në fund ajo u duartrokit nga deputetët e opozitës.

Fjala e plotë e deputetes Hajdari:

Sot kemi rezolutë e cila nuk ka ndonjë vlerë juridike, e cila thjesht ngre presionin dhe shantazhin ndaj presidentit. Gjykimin mbi vendimin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Sipas nenit 90, pika 2, mocioni për shkarkimin e presidentit vjen me 1/4 që firmoset dhe i depozitohet kreut të kuvend i cili ka për detyrë që të ngrejë një komision hetimor. Ai ka për detyrë të dëgjojë edhe presidentin e më pas ky komision mund të përpilojë një raport hetimor që diskutohet në parlament dhe depozitohet në Gjykatë Kushtetuese. Ajo është organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje.

Pse mendon presidenti e zgjidh krizën me këtë vendim? Nëse palët nuk ulen bashkë dhe nuk arrijnë një kompromis për një datë tjetër, a mund të fusim ne vendim akoma më shumë në krizë?

Çfarë do ndodhë nëse ne nuk arrijmë të gjejmë dot një zgjidhje?

Çfarë negociatash do arrijnë këto dy palë? Unë nuk e shoh të mundur. Pika e dytë, më falni president nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, a nuk është ky konflikt i pastër? Unë ngre pyetjet, ai duhet të ulet me të gjitha palët. Do ulet edhe me Kryemadhin dhe të shikojë se kur do të jetë data tjetër e zgjedhjeve. A nuk ishte ky debati që u bë kur presidenti u zgjodh? Më falni pse e zgjodhët presidentin? Për vetëm një fakt, doni të zgjasni jetëgjatësinë e tij politike. Me çfarë kredencialesh e zgjodhët presidentin? A nuk ishte ai atëherë në konflikt interesi? Pse nuk e ngritët këtë problem?

Ju, mazhoranca u bë pala me LSI-në, me opozitën. Bëtë marrëveshje me njëri-tjetrin, pse? Që të zgjasni pushtetin tuaj sepse nuk ju intereson fare se çfarë bëhet me Shqipërinë.

Unë kam të drejtën time që të ngre pyetje, përndryshe përse ndodhem këtu në parlament?

Është një akt i shëmtuar, nuk mund të më thotë presidenti se unë jam më patriot se ty, se po e bëj për hir të kombit.

Mazhoranca e ka votuar me vetëdijë që ai president e ka gruan kryetare të një partie. Po normale mo, ju e çuat vetë në këtë derexhe!/ Tirana Today

Tags: MetapatriotpresidentiRudina Hajdari

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Rudina Hajdari bën ‘për një lek’ Metën, tregon skenarin: Zgjedhjet do shtyhen me një muaj

Rudina Hajdari bën ‘për një lek’ Metën, tregon skenarin: Zgjedhjet do shtyhen me një muaj

Mori sot mandatin, kush është deputeti më i ri në parlamentin shqiptar          

Mori sot mandatin, kush është deputeti më i ri në parlamentin shqiptar          

Hajdari i kërkon llogari mazhorancës: Meta i martuar me Kryemadhin, pse e bëtë president?

Hajdari i kërkon llogari mazhorancës: Meta i martuar me Kryemadhin, pse e bëtë president?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com