Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Presidenti ra në kurthin e komisionit anti-Meta

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti ra në kurthin e komisionit anti-Meta

Nga Andi Bushati:

Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që mban, Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët. Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës. Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë. Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor për “puçin” e 21 janarit, bie pa dyshim dakord se seanca e sotme ishte një model.

Aty u diskutua në mënyrë kordiale dhe të edukuar për dilema kushtetuese, aty socialistët ishin instruktuar që mos bënin replika me kreun e shtetit, aty dhe opozitarët e rinj që sillen si rrugaçë në parlament kundër presidentit ishin bërë pula, aty tonet solemne dhe “interesi për mbrojtjen e shtetit” dukej sikur qenë preokupimet madhore të bashkëbiseduesve, aty ta shpifte teatraliteti për ti thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve.

Kujtdo që e dëgjonte atë seancë pyetje përgjigjesh, i krijohej përshtypja e rreme se ligjvënësit dhe shtetarët shqiptarë janë ata që rraskapiten deri në stërmundim për të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, për sovranitetin e popullit, për reflektimin e vendimeve të Strasburgut tek ne dhe për të ardhmen perëndimore të vendit.

Ilir Meta u përpoq në çdo gjest dhe çdo gërmë të qëndronte në staturën e shtetarit. Ai përsëriti edhe njëherë argumentet tashmë të njohur të ndarë në tre shtylla, se përse, për arsye kushtetuese, të sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar, vendosi anulimin e 30 qershorit. Ai u përpoq të luante rolin e unifikuesit të kombit që nuk binte dakord as me veprimet e papërgjegjshme të Bashës dhe as me arrogancën qore të Edi Ramës. Ai i qëndroi versionit presidencial se kishte kërkuar gjatë gjithë kohës kompromisin dhe shmangien e përplasjeve të dhunshme.

Pra, po të supozojmë se gjendemi në një situatë normale, Ilir Meta u soll si një burrë shteti, i cili e respekton piramidën në krye të së cilës gjendet, madje deri edhe procedurën qesharake që kërkon shkarkimin e tij.

Dhe këtu natyrshëm lind pyetja: a shkon ky ceremonialitet institucional me gjendjen aktuale? A ka nevojë për kaq seriozitet me këtë parlament qesharak të mbetur antikushtuetshmërisht me 120 deputetë? A është e domosdoshme pjesëmarrja në këtë komision, që bëhet vetëm për të mbytur me propagandë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të fshikulluara edhe nga OSBE-ODHIRI? A duhet trajtuar me dinjitet një pushtet që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me Kolegjin zgjedhor, që vepron si maskë duke mos botuar dekretet në Fletoren Zyrtare, që përdor KQZ-në si leckë dhe tremb gjykatësit e zgjedhjeve me gogolin e vettingut?

Sepse të jemi të qartë, pas kordialitetit dhe toneve etike të seancës së kësaj të hëne, pas dilemave për shkeljen apo jo të kushtetutës, fshihej fytyra e pushtetit personal dhe autarkik, që ka marrë vendimin për këtë komision, që ka shtypur butonin e kuq të luftës me presidentin, që ka shkruar pyetjet e dordolecëve të tij në atë sallë, e madje që ka vendosur që ajo shfaqe i duhej e qetë e edukuar dhe institucionale. Ky qe kurthi ku ra dhe Ilir Meta. Ai e trajtoi atë si të tillë. Me merakun skrupuloz për tu dukur si burrë shteti, ai i dha legjitimitet bandës së pushtetit.

Ai nuk duhet të kishte shkelur në atë komision. Ai duhet ta kishte refuzuar atë farsë “korrekte dhe paqësore”. Aq më pak ai duhet të përpiqej të hiqej si një kryetar shteti që respekton të gjitha palët. Sepse sjellja me normalitet dhe asnjanësia ndaj palës të cilën ai kishte sot përballë, është në rastin më të mirë një gafë politike. Pikërisht këtë bëri Ilir Meta sot, duke paraqitur si normalë, një pakicë banditësh anormalë./ Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIanti-metailir metakomisioni hetimorkurthpresidenti

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Helmohen 5 nxënës të një shkolle fillore, përfundojnë në spital

Helmohen 5 nxënës të një shkolle fillore, përfundojnë në spital

Hysaj i mërzitur nga fyerjet e tifozëve: Nuk vijmë në kombëtare për lekë

Hysaj i mërzitur nga fyerjet e tifozëve: Nuk vijmë në kombëtare për lekë

Shtyhet sërish gjyqi për Shullazin, gjobitet avokatja

Dështon sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit, sëmuren avokatët







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com