Futboll

Hysaj i mërzitur nga fyerjet e tifozëve: Nuk vijmë në kombëtare për lekë


               Publikuar në : 13:58 - 09/09/19 Enno

Elseid Hysaj është konfirmuar nga trajneri Edi Reja, si kapiten për ndeshjen e radhës ndaj Islandës.

Nga ana tjetër, Hysaj, në konferencën për shtyp, u shpreh i indinjuar nga disa prej komenteve negative të tifozëve në rrjetet sociale.

I kërkoj tifozëve të jenë më të kujdesshëm dhe dua tu them që të mos fshiheni pas kompjuterit për të kritikuar e sharë lojtarët e kombëtares.

Sigurisht që dikush do gabojë, por ne nuk vijmë të luajmë me kombëtaren për lekë, as me detyrim. Vijmë se e duam ekipin tonë dhe mezi presim, për këtë arsye jam i sigurtë, që secili nga djemtë jep 100% në fushë”, deklaroi ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT