Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Presidenti nuk duhet të kompleksohet nga Meta i LSI-së

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti nuk duhet të kompleksohet nga Meta i LSI-së

Nga: Ervis Iljazaj

Është jo normale për një President të Republikës që ende nuk ka bërë një akt apo një veprim konkret, ose më së paku një tentativë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike që po kalon vendi. Sepse, të kuptohemi, Shqipëria gjendet në një krizë totale politike, e cila po reflekton dhe një krizë shoqërore e ekonomike, pavarësisht se njëra palë vazhdon punën dhe diskurin sikur asgjë s’ka ndodhur.

Përtej debatit nëse veprimi i opozitës për lënien e mandateve është i drejtë apo jo, herët apo vonë mazhoranca do ta kthejë kokën detyrimisht nga veprimi i saj, pasi edhe vazhdimësia e qeverisë në këtë mënyrë është e pamundur.

Mirëpo, që kjo situatë të mos kthehet në një rraskapitje për opozitën, shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, dikush duhet të ndërmarrë një hap konkret. Më së paku të tentojë. Dhe të parit që i takon ky hap është pikërisht Presidenti i Republikës.

Nëse ka një moment ku roli i Presidentit të Republikës është thelbësor, janë pikërisht momente të tilla ku politika është në krizë dhe vendi pothuajse në paralizë institucionale.

Deri më tani, Ilir Meta është përpjekur të japë mesazhe, dhe vetëm kaq. Herë të duhura, herë të diskutueshme, por kjo nuk mjafton.

Nuk mjafton, sepse është e pamendueshme që e gjithë opozita shqiptare të lërë mandatet e saj dhe Presidenti ende nuk ka zhvilluar një takim. Nuk ka rëndësi nëse e bën me liderët e opozitës apo të mazhorancës, e rëndësishme është t’u tregojë shqiptarëve që në momente të tilla të vështira vendi ka dhe një President. Ka një Presidenti, i cili ka për detyrë kushtetuese të ruajë ekuilibrat institucionalë, ekuilibra të cilët janë hedhur përtokë.

Me sa duket, Presidenti i Republikës është i kompleksuar nga Meta i LSI-së. Duke qenë se ende në opinionin publik perceptohet fort si i atashuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka një lloj stepje apo maturie nga ana e tij në të gjithë këtë situatë. Duket qartë se veprimet, ose më saktë mosveprimet e tij, vijnë si pasojë e një lloj paragjykimi që ekziston ndaj figurës së Ilir Metës. E, megjithatë, mosveprimi i tij është një vendim i gabuar nga ana e një Presidenti të Republikës, i cili nëse ka një terren dhe detyrë për të vepruar, është pikërisht ky aktuali.

Ilir Meta e ka personalitetin, historinë dhe peshën politike për të tentuar fillimin e një dialektike midis palëve, dhe me shumë mundësi, aftësinë për të qenë në ekuilibër me to, pavarësisht atashimit të tij me LSI-në.

Këtë gjë e ka treguar në rastin e refuzimit të dekretimit të ministrave, që në të vërtetë ai po ishte terreni ku Presidenti ndoshta shkoi më larg seç i takonte. Ndërsa momenti i sotëm është totalisht terreni i tij për të vepruar.

Ndoshta kompetenca konkrete nuk ka për të detyruar njërën apo tjetrën palë të ulet me të, por ama Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën, madje detyrimin që në situata të tilla krizash të jetë zëri kryesor në opinionin publik.

Prandaj, është momenti që ato që mendon t’ua thotë hapur shqiptarëve si President i tyre, pa asnjë lloj ngurrimi, pa asnjë lloj mëdyshjeje, të drejta apo të gabuara qofshin.

Nëse ka një moment për të kuptuar rolin e institucioneve të pavarura në një demokraci është pikërisht kur politika është në krizë. Janë pikërisht këto institucione që duhet t’i japin zgjidhje krizës, ose të paktën ta tentojnë.

Shembuj të tillë ka pa fund. Mjafton të kujtojmë rolin që ka luajtur ish-presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano, për pothuajse një dekadë në politikën italiane. Me veprimet e tij, me aksionet e tij, arriti që të mbajë në këmbë stabilitetin politik italian, që për shumë vite me radhë nuk arrinte të krijonte një të tillë. Jo vetëm kaq, por u kthye në një pikë reference edhe për politikën e saj të jashtme.

Për të gjitha këto arsye, Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, duhet të fillojë të mendojë sa më shpejt se si të kthehet në një aktor dhe jo thjesht në një vëzhgues të situatës ku ndodhemi. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajMetapresidenti

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
A do i njohë OSBE zgjedhjet nëse i bojkoton opozita? Flet Borchardt

A do i njohë OSBE zgjedhjet nëse i bojkoton opozita? Flet Borchardt

A po shkojmë drejt fundit të qytetërimit tonë?

A po shkojmë drejt fundit të qytetërimit tonë?

Qeni nxjerr zbuluar shqiptarin, si iu gjetën 44 kg marijuanë

Qeni nxjerr zbuluar shqiptarin, si iu gjetën 44 kg marijuanë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

by mirseda
09:15 | 18/02/2026
0

Ekonomia gjermane është në krizë, shenjat e rimëkëmbjes janë të dobta. Veçanërisht e goditur rëndë është industria....

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

08:49 | 18/02/2026
Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com