E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

A do i njohë OSBE zgjedhjet nëse i bojkoton opozita? Flet Borchardt

Mbërrin në Tiranë delegacioni i OSBE i përbërë nga 2 këshilltarë për çështjet zgjedhore, Ana Rusu dhe Alexey Gromov. Kreu i prezencës së OSBE, ambasadori Bernd Borchardt ka dhënë një prononcim për mediat ditën e sotme.

Borchardt u pyet nëse OSBE do i njohë zgjedhjet e 30 qershorit nëse opozita bojkoton zgjedhjet. Lidhur me këtë ai  tha se nuk e parashikon një gjë të tillë, pasi nuk inkurajon bojkotin.

“Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Ne pikë së pari e shkurajojmë dhe nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla, apo simbol i stabilitetit në rajon. Tani ne shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet.

Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, është shprehur ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...