E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Presidenti Meta zbulon nëse do ta bëjë vaksinën kundër Covid-19

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me vaksinën e koronavirusit, që tashmë ka nisur të injektohet në Europë.

I ftuar në “Quo Vadis”, Meta tha se Presidenca e ka nxitur Qeverinë për të siguruar vaksinën por nuk ka marrë asnjë reagim si përgjigje.

I pyetur, nëse do të vaksionohet si homologët e huaj, kreu i shtetit nuk dha një përgjigje të prerë.

“Do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët,“-tha Meta.

Më pas, ka folur për largimin e të rinjëve nga Shqipëria, duke drejtuar sërish gishtin nga qeveria.

Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet?

Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.

Pyetje: Viti 2021, është një vit që do të vazhdojë rindërtimi, do vazhdojmë të flasim sërish për pandeminë e Covid-19, edhe një vit elektoral në Shqipëri, si e shikoni?

Presidenti Meta:  Sigurisht dihej që viti 2020, do të ishte një vit elektoral dhe shumë mirë që është një vit i tillë. Pasi kriza e Shqipërisë është një krizë e përgjithshme. Por, në radhë të parë është një krizë e legjitimitetit të institucioneve kryesore të vendit, po të kemi parasysh situatën e Parlamentit, ku opozita mungon. Përveç se është një Parlament që formalisht ka 122 anëtarë, nga 140 që përcakton Kushtetuta. Kemi edhe gjithë këto institucione të tjera që, mungojnë dhe në këtë drejtim dihet që zgjedhjet janë kusht kryesor i çeljes së negociatave në të ardhmen. Pra, për të gjitha këto arsye shumë mirë që është një vit elektoral dhe të gjithë biem dakord që, për shumicën e qytetarëve, shqetësimi është se 25 Prilli u duket larg.

Lexo edhe :   Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Pyetje: Ka një mesazh Presidenti i Republikës, për mazhorancën dhe opozitën në fund të këtij viti?

Lexo edhe :   Meta uron Bidenin: Forcojmë marrëdhëniet midis dy vendeve

Presidenti Meta: Nuk kam as për mazhorancën dhe as për opozitën. Por, padyshim që kam për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ju uroj që viti i ardhshëm 2021, të sjellë më shumë paqe dhe begati në familjet e tyre dhe në vendin tonë. Të jetë  një vit i një fillimi, për një Shqipëri të vërtetë europiane, për një Shqipëri edhe më njerëzore edhe  më solidare. Unë, jam besimplotë, që ky vit do të jetë i tillë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...