“Afro 2 mijë gjyshër do kenë Vit të Ri të gëzuar”, Rama emocionon me mesazhin

Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke rikujtuar një tjetër investim të rëndësishëm të qeverisë për qytetarët.

Këtu i referohet ofrimit falas të operacionit të syve, për mijëra të moshuar shqiptarë.

Kreu i qeverisë njofton se falë programit të lenteve falas, afro 2000 gjyshër do të kenë një Vit të Ri të gëzuar.

Statusi

MIRËMËNGJES dhe me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë.