Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Presidenti i Republikës, përtej emrit të Ilir Metës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri: Rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

Nga: Luan Rama

Pa dashur të hyj në absurdin jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe logjik të nismës së Edi Ramës për shkarkimin e Ilir Metës prej detyrës së Presidentit të Republikës, pa dashur as të abstragoj mbi akuza që përgjithësisht mund t’i artikulojnë njerëz me formim të mangët e të deformuar profesional dhe intelektual, po përpiqem që përmes kësaj qasjeje, të bëj një sprovë paanësie në vështrim të fenomenit, ashtu siç do të duhej ta bënte një vëzhgues politik të paktën, i cili merr përsipër t’i drejtohet publikut, qoftë ky lexues i vëmendshëm apo krejt indiferent ndaj asaj se çfarë ndodh me politikën shqiptare apo protagonistët e saj.

Për të arsyetuar drejt e për t’u fokusuar në thelbin e problemit, dua të nënvizoj pikë së pari se sulmet dhe akuzat ndaj Ilir Metës nuk përbëjnë më ndonjë çudi.

Sistemi i korruptuar dhe kriminal i qeverisjes që u shpërfaq më dukshëm në vitin 2016 me kanabizimin e të gjithë vendit sipas një plani të mirëmenduar për kapjen e shtetit, sado që jo me forcën e duhur, ndeshi në rezistencën e Ilir Metës, asokohe Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i LSI-së si forcë politike bashkëqeverisëse.

Jo vetëm distancimi nga modeli i rilindjes në administrimin e pushtetit, por edhe kundërvënia sa herë që mazhoranca e Edi Ramës tentonte që të shkelte Kushtetutën, e kishin konturuar ndarjen në qasjen e ushtrimit të përgjegjësisë në qeverisje e po aq, edhe papajtueshmërinë mes dy protagonistëve bashkëkryetarë, duke e bërë kësisoj Ilir Metën mbrojtësin e parë të Kushtetutës shumë më herët se ai të zgjidhej President i Republikës.

Në vitin 2008 kur me ndryshimet kushtetuese të propozuara prej Edi Ramës në opozitë e të votuara bashkë me mazhorancën e asaj kohe, u bë e mundur prishja e arkitekturës së organizmit shtetëror dhe ç’balancimi i raporteve mes pushteteve dhe institucioneve kushtetuese, Ilir Meta inicoi dhe udhëhoqi lëvizjen më tê madhe qytetare në mbrojtje të Kushtetutës, duke na dhënë që në atë kohë jo thjeshtë konturet, por gjithë përmasën e raportit të vet me ligjin themeltar të shtetit, si raport ekzistencial në mbrojtje të vetë demokracisë dhe funksionimit demokratik të shtetit të së drejtës.

Edhe pse një betejë e humbur ajo e vitit 2008, pasi Kushtetuta u deformua dhe u cenua në themelin e vet duke mos qenë më ajo që në vitin 1998 ishte miratuar me referendum popullor, gjithsesi, mbrojtja e Kushtetutës dhe kushtetutshmëria si konstante e panegociueshme e sjelljes politike dhe e përgjegjësisë qeverisëse, ishte e mbeti një kauzë e fituar për Ilir Metën, thelbësisht i përveçuar ndër të gjithë ata që politikisht lindën dhe u rritën bashkë me Partinë Socialiste.

Po ndërsa Edi Rama tentoi ta eliminonte politikisht Ilir Metën që me deformimet kushtetuese të vitit 2008, u detyrua ta pranonte atë si partner në qeverisje deri në cilësinë e bashkëkryetarit, siç ai pëlqente të artikulonte sa herë shfaqej mediumeve politike e publike, sepse e dinte shumë mirë se pa Ilir Metën ai as nuk mund të vinte dot në pushtet dhe as mund të qeveriste.

Duke analizuar zhvillimet politike, kohë më parë kam shkruar se sistemi dypartiak që u vendos në Shqipëri pas përmbysjes së komunizmit, sa herë ka dashur të testojë nëse është i vetëmjaftueshëm, ka provuar të shkatërrojë faktorët e tjerë politikë. E kur këtë e ka parë të pamundur, atëherë ka tentuar të kundërtën; t’i afrojë, t’i bëjë për vete, t’i joshë, t’i përdorë.

Shumëkush mund të pyesë me te drejte se përse në Shqipëri ka kaq shumë baltë dhe destabilitet, përse tranzicioni ynë nuk ka fund.

Dhe një nga arsyet, në vlerësimin tim e qenësishme, është se pushteti ka synuar dhe ka tentuar të asgjësojë faktorë politikë influentë e kredibël që tejkalojnë interesat e tyre apo të grupit, pasi dominon tek ta vetëdija e shtetarit që udhëhiqet nga interesat e vendit dhe mbrojtja e zbatimi i Kushtetutës.

Në Shqipëri është modë e konsiderohet sukses të eliminosh apo të asgjësosh tjetrin.
Në Evropë ndodh e kundërta.

Ndaj, duke iu rikthyer auditorit politik të periudhës pas përmbysjes së komunizmit e në mënyrë të veçantë lëvizjes së studentëve të dhjetorit 1990, vërejmë se nuk ka mbetur kush tjetër në politikë prej protagonistëve të vijës së parë si faktor përcaktues, përveç Ilir Metës.

Prej formimit si politikan dhe prej përvojës si shtetar, prej përgjegjësisë si cilësi dhe maturisë si veçori e karakterit të tij, Ilir Meta nuk mund të mos e vendoste edhe Kryetarin e Shtetit në lartësinë e përgjegjësisë kushtetuese të garantit të mbrojtjes së Kushtetutës dhe të shprehësit të unitetit të popullit.

Ai nuk mund të bëhej ai që nuk ka qenë kurrë; marionetë në duart e dikujt tjetër vetëm e vetëm për interesa pushteti.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta nuk iu kundërvu as Edi Ramës, as kryeministrit dhe as mazhorancës së pushtetit, siç përpiqet ta shërbejë ERTV-ja dhe e gjithë media e të njëjtës frekuencë me të.
Ai bëri vetëm atë për të cilën edhe mazhoranca e sotme e votoi si mazhorancë e djeshme, bëri atë për të cilën ishte betuar: Presidentin e Republikës.

Afërmendsh që nisma për shkarkimin e tij nuk është e Kuvendit.

Kuvendi për turpin e vet, vetëm pranoi të përdoret e t’i shtojë veprimtarisë në paligjshmëri të plotë, edhe një akt tjetër turpi në morinë e disa të tillëve, çka e bën atë realisht parlamentin më të pavlerë e qesharak të të gjithë historisë së parlamentarizmit në Shqipëri, që vetëm shprehës i vullnetit të popullit nuk është më.

Thjeshtë dhe pa asnjë ekuivok, nisma për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Republikës, është vetëm e Edi Ramës, me synim fundor kapjen totale të shtetit.

Pasi e kriminalizoi qeverisjen dhe mazhorancën që është produkt i një procesi zgjedhor të diktuar nga vullneti i grupeve kriminale, pasi e shndërroi korrupsionin në një dukuri endemike dhe filozofi të qeverisjes, pasi e komprometoi reformën në drejtësi dhe e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatën e Lartë, pasi uzurpoi organin e akuzës përmes zgjedhjes antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm në zyrën e të cilit vazhdon prej tre vitesh të qëndrojë një “prokurore e përkohshme”, pasi e shkatërroi ekonominë e vendit me sistemin e PPP-ve, pasi e ka shndërruar Kuvendin në “noterinë” e një tërësi ligjesh antikushtetuese, pasi ka uzurpuar organet e qeverisjes vendore me nje proces votimesh të paligjshme dhe me nje tufë kryetarësh me prapavijë kriminale, pasi sabotoi qëllimshëm çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, aspiron edhe marrjen e kapjen e institucionit të Presidentit të Republikës.

Sipas filozofisë gebëlsiane, ndërseu fillimisht tërë jeniçerërinë mediatike për goditjen, përbaltjen dhe denigrimin e Kryetari të Shtetit. Përdori gjithëfarëlloj konkubinash dhe eunukësh të pushtetit që të vetmen meritë kanë se janë të përdorshëm, e për të mbyllur ciklin, futi në ketë qerthull edhe vetë Kuvendin që pasi votoi një rezolutë si fletërrufe politike, krijoi edhe një komision hetimor!

Mirëpo, kur e pa që e gjithë kjo maskaradë antikushtetuese e nxorri zbuluar, mendoi të përdorë edhe Komisionin e Venecias, abuzimi dhe keqpërdorimi i autoritetit dhe emrit të të cilit, u be refren i zëdhënies së pushtetit që në mënyrën më flagrante të mundshme u shfaq me publikimin e manipuluar të një draft-raporti paraprak e kofidencial.

Pavarësisht të gjithave, raporti i Komisionit të Venecias e thotë qartë, që Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnje vepër që të justifikojë e përligjë shkarkimin e tij.

Kësisoj, ky raport është një rast oportun që Kuvendi i Edi Ramës, të paktën të mund t’i bëjë një nder vetes, duke u tërhequr nga rruga e turpit në të cilën gjendet.

Jo për të mbrojtur Ilir Metën, sepse Ilir Meta nuk ka nevojë për mbrojtjen e ndokuj, por, për të respektuar si në çdo vend demokratik integritetin, legjitimitetin dhe autoritetin kushtetues të institucionit të Presidentit të Republikës.

 

Tags: ilir metakomentKushtetutaluan ramaPresidenti i Republikës

TË LIDHURA

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Next Post
Basha thirrje Gjermanisë: Shqipëria është në udhëkryq, të bëhet gjithçka për hapjen e negociatave

Basha thirrje Gjermanisë: Shqipëria është në udhëkryq, të bëhet gjithçka për hapjen e negociatave

Zëri i Amerikës: Njihuni me shqiptarin që synon titullin kampion në artet e përziera marciale

Zëri i Amerikës: Njihuni me shqiptarin që synon titullin kampion në artet e përziera marciale

Mashtronin me skemën e TVSH-së/ Mes të arrestuarve edhe ish-kandidatja për deputete e PD-së

Identifikohet autori, ja kush e dha alarmin për bombë në “Benz-in” e gjyqtarit (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

U gjet e vetëvrarë në automjet, zbulohet identiteti i 38-vjeçares
Aktualitet

U gjet e vetëvrarë në automjet, zbulohet identiteti i 38-vjeçares

by mirseda
09:08 | 16/05/2025
0

Zbulohet identiteti i 38-vjeçares e cila u gjet pak më parë e vetëvrarë në një automjet tip...

Koncerti në Milano, Alban Skënderaj: Jam ende i mpirë

Koncerti në Milano, Alban Skënderaj: Jam ende i mpirë

08:39 | 16/05/2025
Gaza, 80 viktima nga sulmet ajrore izraelite

Gaza, 80 viktima nga sulmet ajrore izraelite

08:36 | 16/05/2025
Sot Samiti i KPE në Tiranë, ja akset rrugore që do bllokohen dhe devijimi i trafikut

Sot Samiti i KPE në Tiranë, ja akset rrugore që do bllokohen dhe devijimi i trafikut

08:11 | 16/05/2025
Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

23:03 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com