Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Premtimet e kandidatëve për kryeministër…

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Premtimet e kandidatëve për kryeministër…

Nga: Eduard Zaloshnja

Në qershorin e vitit 1997, Fatos Nano u premtonte shqiptarëve në çdo takim elektoral se do t’u kthente 100% të parave të humbura në skemat piramidale, sapo të bëhej kryeministër. Pasi u bë kryeministër, për të realizuar premtimin e tij, krijoi një komision të posaçëm, i cili, pas shumë vitesh, u ktheu shqiptarëve vetëm 1% të parave të humbura…

Në majin e vitit 2005, si kalorës i “duarve të pastra”, Sali Berisha u premtonte shqiptarëve se do të fuste në burg kryehajdutin Nano, si dhe të gjithë “dukët e krimit” e “mamuthët e korrupsionit” rreth tij, sapo të bëhej kryeministër. Pasi u bë kryeministër, i deklaroi Dojçe Veles se “nuk mund të fuste në burg kryetarin e opozitës”, pavarsisht se Nano kishte dhënë dorëheqjen nga kryesimi i PS-së… Dhe më vonë, disa nga “dukët” e disa nga “mamuthët” i mori në koalicionin e tij…

Në qershorin e vitit 2013, Edi Rama premtoi se do t’i çonte drejtësisë dosjet që do të siguronin futjen në burg të përgjegjësve për vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe për vrasjet e Gërdecit. Kanë kaluar 6 vjet dhe asnjë dosje e tillë nuk ka shkuar në zyrat e drejtësisë…

Sot Lulzim Basha premtoi se, kur të bëhet kryeministër, do të hetojë të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, duke nisur që nga juristi më i thjeshtë e deri te kryeministri, ministrat dhe ish ministrat. Kushdo që ka firmosur një koncesion do të jetë objekt i një hetimi që do të ndërmarrë Basha, kur të bëhet kryeministër. “Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës, që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërrmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë,” deklaroi kandidati për kryeministër.

Në qoftë se Basha e fillon hetimin e “paparë ndonjëherë” me 220 milionë eurot e mbipagesës së autostradës Rrëshen-Kalimash, duhet besuar se, ndryshe nga paraardhësit, do t’i mbajë premtimet parakryeministrore…(Realstory.al)

 

Tags: bashaBerisharama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Detajet/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 31-vjeçari

Detajet/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 31-vjeçari

85-vjeçarja rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë, policia nuk e identifikon dot

85-vjeçarja rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë, policia nuk e identifikon dot

Video Meta-Prifti, Ngjela paralajmëron telashe për presidentin

Video Meta-Prifti, Ngjela paralajmëron telashe për presidentin







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com