Kronikë

85-vjeçarja rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë, policia nuk e identifikon dot

               Publikuar në : 08:03 - 20/07/19 M. S

Mbrëmjen e së premtes, në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë, një shtetase rreth 85-vjeçe është rrëzuar në rrugë. Ajo është dërguar me autoambulancë pranë Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, si shkak i dëmtimeve të marra, por sipas policisë, rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë. Policia ka përcjellë disa detaje, për ta identifikuar qytetarët.

E ndjera është rreth moshës 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura.

“Më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë.

Është rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zezë, bezhë dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e të moshuarës, pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj. Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT