Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar. Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Në datën 4 dhjetor 2018, Këshilli Bashkiak i Lezhës e ka shpallur “Qytetar Nderi” të Bashkisë, për kontributet e tij. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.