Pas shumë orësh në kërkim nga ana e policisë, për vrasjen e kolegut të tyre, autori i krimit është vetëvrarë. 21-vjeçari Aldi Rama ka vrarë veten pak orë pasi i mori jetën efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.
I riu i ka dhënë fund jetës, teksa e gjithë policia, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Lezhën për kapjen e tij, ndërsa në zonë ka edhe helikopter e autoblinda.
Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga 21-vjeçari, teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.