Adriatik Alimadhi, deputet i PD-së në Vlorë ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Almiadhi është ndër të tjera edhe kryetarë i Partisë Balli Kombëtarë, si dhe aleat i PD-së.
Kuvendi i Republikës në këto momente numëron 96 deputetë të rinj, ndërsa nga ‘opozita e re’ aktualisht numërohen 16 deputetë.
Deputetët e rinj të betuar në Kuvend, nga radhët e LSI: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani.
Deputetët e rinj të betuar në Kuvend, nga radhët e PD: Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamleo, Lefter Maliqi.