Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Prag lufte/ Rritet tensioni në Gjirin Persik, Irani rrëzon dronin amerikan

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Situata në gji shkallëzohet: Gardat e Revolucionit kanë qëlluar një dron amerikan, sipas tyre, ai gjendej në hapësirën iraniane. Por sipas SHBA droni ka qenë në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Gardat e Revolucionit në Iran kanë publikuar në agjencinë e tyre të lajmeve “Sepah News” një njoftim, sipas të cilit ato kanë qëlluar një dron spiunazhi të SHBA në provincën jugore të iranit, Hormuzgan. “Ajo u qëllua pasi u fut në afërsi të rajonit Kuhmobarak në hapësirën ajrore iraniane”, thuhet në njoftimin e gardave. Kuhmobarak nuk është larg brigjeve të Gjirit të Omanit. Edhe agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA raportoi për këtë goditje dhe flet për rrëzimin e dronit, RQ4- Global Hawk. Ky dron mbledhës informacioni mund të fluturojë 30 orë në lartësi të mëdha dhe të dërgojë gati në kohë reale pamje me rezolucion të lartë të hapësirave të mëdha. Sipas gardave ky është “një sinjal i qartë” për SHBA.

Me këtë shtohen me tej tensionet mes Iranit dhe SHBA. Vetëm javën e kaluar, SHBA akuzuan Iranin, se ka vënë në shënjestër me raketa një dron të tyre. Lidhur me rastin e fundit, disa media citojnë qarqe qeveritare të Uashingtonit që e konfirmojnë rrëzimin e dronit. Por droni nuk ka qenë në hapësirën ajrore të Iranit, siç pretendohet nga Irani, por në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit, sipas qarqeve të Uashingtonit.

Hapur askush nuk do luftë

Deri më tani të dyja palët shprehen, se nuk duan luftë. Sekretari i Këshillit të Sigurisë në Iran, Ali Shamshani deklaroi të mërkurën: “Nuk ka asnjë arsye për luftë, sepse pretendimet amerikane kundër vendeve të tjera, janë një taktikë e njohur në të gjithë botën e SHBA-së për të ushtruar presion politik.” Kurse ministri në detyrë i Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan theksoi se “Shtetet e Bashkuara nuk synojnë një konflikt me Iranin.” Por në të njëjtin njoftim, Shahanan bëri të ditur zhvendosjen e 1000 trupave në rajon. /DW

Tags: amerikandroninGjirin PersikIraniluftepragrrezonrritettensioni

TË LIDHURA

Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026
Bota

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026
Next Post

Arta Marku pret përfaqësues të Prokurorisë Gjermane

Lufta kundër krimit/ Matteo Salvini vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë

Humbi 35 miliardë $ në 1 vit, sot në burg për borxhe: Historia dramatike e Eike Batista







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

by mirseda
08:41 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri...

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com