Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Potenciali i pashfrytëzuar i refugjatëve nga ana e Evropës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Potenciali i pashfrytëzuar i refugjatëve nga ana e Evropës

Nga Mohammed Badran, “Politico.eu”

E dashur Evropë! Unë e kuptoj frikën, dhe ndjenjën tënde të pasigurisë. Frikën nga tjetri, frikën nga e panjohura, frikën nga një e ardhme e pasigurt. Edhe unë jam gjithashtu i shqetësuar për të ardhmen. Në moshën 19 vjeçare, një person më vuri armën në kokë, dhe më tha se jeta ime nuk vlente asgjë më shumë se sa një plumb.

Ishte një pikë kthese, kur unë vendosa të largohem nga shtëpia ime në Siri, për të kërkuar siguri gjetkë. Nën një klimë politike të paqëndrueshme si ajo që po kalojmë, dëshira për t’u ndjerë i sigurt është e fortë. Mua frika më detyroi të largohesha nga vendi im, për të shkuar diku tjetër. Për shumë njerëz në Evropë, kjo mund të nënkuptojë sigurimin e kufijve të vendit të tyre, kundër të tjerëve si unë.

Dhe ende, politikat e krijuara nga frika, nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e të ashtuquajturës krizë të refugjatëve. Ato nuk kanë ndihmuar në zhdukjen e frikës së njerëzve, se komunitetet e tyre do të shkatërrohen, apo që vendet e tyre mbajnë një barrë, që ata mendojnë se është e padrejtë.

Dhe ato nuk i kanë penguar njerëzit si unë, që të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë.

Me çështjet e emigracionit, azilit dhe integrimit që dominojnë debatin politik të Evropës, mendoj se evropianët duhet ta dëgjojnë zërin e refugjatit. Ndoshta unë mund t’ju bind, se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë nga njëri-tjetri. Quhem Muhamed Badran, dhe jam student i antropologjisë në Universitetin e Amsterdamit, themeluesi i rrjetit ‘Vullnetarët Sirianë’, të udhëhequr nga refugjatët në Holandë, dhe një anëtar i Rrjetit për Zërat e Refugjatëve. Edhe unë vetë jam një refugjat.

Kam lindur në Siri, si një refugjat palestinezo-sirian. U bëra sërish refugjat në vitin 2013, kur u nisa drejt Evropës, duke lënë pas familjen, miqtë, universitetin dhe shtëpinë time. Duke u rritur, ëndërroja të ndryshoja botën në një farë mënyre. Dhe kjo ëndërr nuk ka ndryshuar. Unë jam më i vendosur të siguroj, që asnjë fëmijë të mos përjetojë ndjenjën sesi është të lindësh një refugjat.

Si një avokat i refugjatëve, kam parë dhe përjetuar stigmatizimin demoralizues, që vjen bashkë me këtë fjalë. Termi “refugjat” është i ngarkuar me një domethënie negative – rezultat i viteve të politikave miope, të hartuara dhe zbatuara pa marrë në konsideratë vetë ne, refugjatët.

Evropa na sheh ne si statistika. Sa refugjatë do të pranojmë? Sa refugjatë do të jenë të varur nga ne? A paraqesin refugjatët një kërcënim për ne? Politik-bërësit evropianë, kanë dështuar të kuptojnë, që ne jemi agjentë aktivë, se kemi diçka për t’i dhënë shoqërisë. Ne nuk jemi thjesht marrës pasivë të ndihmës, që nuk e dimë se cila është më e mira për ne, për shtëpitë tona të reja, apo për ata që kemi lënë pas.

Le të jemi të qartë. Ne jemi fermerë, studentë, mjekë dhe inxhinierë, marrës në sy të rrezikut, që kemi përdorur të gjithë zgjuarsinë tone, për t’i shpëtuar luftës dhe shtypjes. Ne jemi dëshmi e gjallë se kriza e vërtetë nuk është ajo e refugjatëve, por është një krizë e përgjegjësive.

Kur një vend evropian, përballet me një grup refugjatësh në kufirin e tij, qeveria këmbëngul që ta kalojë përgjegjësinë tek një tjetër si një “patate e nxehtë”, kur në vend të kësaj ajo duhet të eksplorojë mundësinë se si ta ndajë këtë përgjegjësi në nivel rajonal, dhe pastaj në nivel global.

Këto politika dritëshkurtra, dhe përqendrimi aktual i Bashkimit Evropian në kontrollin e kufirit, janë dëshmuar të jenë të pasuksesshme, sidomos kur është fjala për qëllimin e deklaruar të unionit për të luftuar kontrabandën dhe trafiqet.

Një raport i fundit nga organizata e OKB-së për Drogën dhe Krimet, vlerësoi se fitimet e kontrabandistëve në vitin 2016, arritën në 5-5.7 miliardë dollarë. Ai gjithashtu gjeti se masat më të rrepta të kontrollit kufitar, kishin çuar zakonisht në një rritje të fluksit, si dhe një rritje të rreziqeve që kërcënonin jetën e emigrantëve, por numri i përgjithshëm i emigrantëve të trafikuar nuk u zvogëlua.

Evropa mundet, dhe duhet të bëjë më mirë. Hapi i parë logjik drejt krijimit të një përgjigjeje të qëndrueshme ndaj emigracionit, është përfshirja e refugjatëve në diskutimet e politikë-bërjes.

Vetëm duke dëgjuar vetë refugjatët, BE-ja mund të shpresojë të miratojë politika për integrimin, migracionin dhe azilin, që respektojnë të drejtat e njeriut, dhe që mbështesin të njëjtat vlerat evropiane që ndajmë unë dhe ju.

Miqtë, kolegët e mi dhe unë, jemi dëshmia e gjallë për atë që mund të bëjnë refugjatët, kur u jepet hapësira ​​për të ushtruar aftësitë e tyre. Rrjetet e refugjatëve, në të cilat bëj pjesë edhe vetë, i kanë organizuar refugjatët që të punojnë së bashku, për të mirën e tyre, por edhe për të mirën e komuniteteve të tyre pritëse, qeverive të tyre lokale dhe kombëtare, si dhe organizatave ndërkombëtare.

Evropa ndodhet në një rreth vicioz, të politikave të nxitura nga frika. Kontributet e refugjatëve, mund të ndihmojnë në thyerjen e këtij rrethi. Ato mund të ndihmojnë në realizimin e vizionit të saj, për një kontinent që mishëron vlerat e veta, mbi të drejtat e njeriut dhe barazinë e refugjatëve me të gjithë qytetarët.

Gjithçka që duhet të bëni, është të dëgjoni dhe angazhoheni. Evropianë, ju bëj thirrje: Mos lejoni që frika, apo dallimet tona të jashtme, të na verbojnë mbi ndryshimin që mund të realizojmë së bashku. Le të punojmë bashkë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, që do të na përgatisin më mirë për një të ardhme të përbashkët./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goci

Tags: evropei pashfrytezuari refugjatëvepotenciali

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Foto/Shpërthen në flakë makina në Elbasan, banorët shpëtojnë çiftin dhe fëmijën

Foto/Shpërthen në flakë makina në Elbasan, banorët shpëtojnë çiftin dhe fëmijën

Humbi penalltinë, mesfushori i famshëm spanjoll shpërthen në lot pas ndeshjes (Video)

Humbi penalltinë, mesfushori i famshëm spanjoll shpërthen në lot pas ndeshjes (Video)

Ruçi “shuplakë” opozitës: Po rrezikoni çeljen e negociatave, nuk ka pushtet në tavolinë

Integrimi/ Ruçi në Vjenë: Shqipëria i ka përmbushur objektiva e KE

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com