Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Popull tr*p”, Guri sulmon Veliajn:Doktor mortja po mbjell vdekjen e shqiptarëve

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Popull tr*p”, Guri sulmon Veliajn:Doktor mortja po mbjell vdekjen e shqiptarëve

Nga Anxhela Ferra

Zhvillimet e vrullshme urbane që kanë përfshirë Shqipërinë, veçanërisht kryeqytetin janë duke ndikuar negativisht në mjedis. Ekspertë të mjedisit konfirmojnë për Tirana Today se niveli i ndotjes në kryeqytet është rritur si pasojë e ndërtimeve, trafikut të mbingarkuar dhe mungesa e hapësirave të gjelbra. Ata thonë se në Tiranë niveli i ndotjes është 35% mbi normalen, ndërsa në zonat ku ndërtimet janë pa kriter këto shifra dyfishohen. Këtë gjë e konfirmon edhe ambjentalisti Sazan Guri, i cili në një intervistë për Tirana Today fajëson kryetarin e Bashkisë i cili sipas tij jep leje për ndërtim pa marr parasysh ambientin, por vetëm fitimet e veta klienteliste.

“Për mua ndotja më e madhe në kryeqytet është dendësia urbane. Kjo do të thotë që nëse kemi në një hektarë ku duhet të jetojnë maksimumi 150 veta, këtu jetojnë mbi 1000 veta . Kryetarët e Bashkive si ata që kanë qenë, por veçanërisht ky aktuali që do të marr një mandat të dytë, kanë bërë shumë gabime. Një mandat për ta mbytur Shqipërinë dhe shqiptarët. Tirana është gjysma e popullsisë dhe dendësia ku ai nuk ndërton drejt Paskuqanit, drejt Lumit të Tiranës që është pjesa bosh dhe atje mund të ndërtojë qyteza të reja. Por, kërkon të ndërtojë te Teatri, brenda Muzeut, pas Hotel Tirana, te Sahati, tek Rr. e Kavajës apo Durrësit.

Ky nuk ka lënë cep të gjelbër pa e kthyer në cep urban. Është një lek i drogës, i punëve të pista që jeton në ajër. Dhe këta duan ta zbresin me anë të ndërtimeve, blihet apo jo për ta nuk ka rëndësi. Sepse vetëm në Kashar janë 6 mijë apartamente pa shitur ende. Një pemë mbjell Veliaj, madje dhe ai që është më i djathti e i pavëmendshëm mendon se ky është duke punuar. Ai nuk po mbjell pemë, në fakt Veliaj është duke mbjell vdekjen e shqiptarëve. Ai ka frymë makabre, mashtrues, është doktor mortja.”

Kandidati për Bashkinë e Tiranës në vitin 2015, shton për Tirana Today se nuk mendon të kandidojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij nuk do të jetë pjesë e baltës.

“Absolutisht që nuk e mendoj të kandidoj përsëri. Pasi duke qenë të njëjtat rregulla, ku ai të vjedh sy për sy unë nuk mund të bëhem pjesë e baltës. Fitorja është e përcaktuar në njëfarë mënyre. Nëse jemi me këto ligje, fitojnë prapë këta që janë në qeveri.”

Guri thekson se edhe pse një ndërtues para se të nisë punimin duhet të marr edhe një leje mjedisore, kjo e fundit nuk ka fuqi të hedhë poshtë projektin nëse konstatohen probleme në ambient.

“E gjithë Tirana është duke vuajtur nga mbi ngarkesa e ndërtimeve. Se i ndërtojnë pallatet pa kriter, i zënë frymën njëri-tjetrit. Kështu nuk lejon as korridorin ekologjik natyror dhe je kundra ligjeve të natyrës. Nuk ndodh në botë që një raport mjedisor ta anulojë një projekt. Dhe leja e mjedisit vërteton që ai person është në rregull me dokumentet shtetërore. Një studim mjedisor që nuk bëhet fare është kur ato vijnë me urdhër nga kryeministri.

As nuk pyesin fare me rregulla, ato ikin si elefanti në rrjetat e merimangës. Ndërkohë një grup tjetër që jemi shumë pak, bëjmë studime mjedisore të pastra ne na nxihet jeta. Ky popull është trap, nuk kupton që mjedisi nuk bën dhe ç’bën asnjë projekt. Nuk ka atë detyrë, prandaj quhet raport mjedisor.”

Ndotja e mjedisit është duke kërcënuar edhe jetën e shumë qytetarëve. Kjo pasi sipas ekspertëve të mjedisit nuk bëhet fjalë vetëm për ndotjen e ajrit, por efektet ndjehen edhe në ujin apo ushqimet që konsumojnë. Duke qenë kështu një ‘vrasës i heshtur’ për gjithë shqiptarët. Guri ngre edhe problematikën e gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestave. I cili sipas tij, është duke sjellë një dëm shumë të madh në mjedis.

“Shqipëria ka problem të madh me trajtimin e ujërave të zeza apo urbane. Me hedhjen e tymrave me ngjyrë në oxhaqet e teknologjive, sado e vogël qoftë ajo. Dhe gazi që po hedhin policët gjatë protestave si nuk ndikon në mjedis. Ai ishte gaz lufte që po e ndot ajrin. Dhe pastaj bie në tokë, ku e marrin ujërat nëntokësorë të cilët e shpërndajnë nëpër puset nëntokësore. Pak minuta pasi hidhet ajo ngarkesë nuk shkon dot lartë, pasi nuk ka fuqi dhe për shkak të rëndesës bie në tokë. Dhe nëse ndotet uji në strukturën kimike, nuk ka fabrikë ta pastrojë.”/TIRANA TODAY

Tags: ambjentalistiErion Veliajnmungesa e hapësirave të gjelbrandërtimet pa kriterndotjeSazan Gurisulmon

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Next Post
Tjetër incident në Kuvend/ Punonjësi i Gardës dhunon gazetaren e Tv Klan

Tjetër incident në Kuvend/ Punonjësi i Gardës dhunon gazetaren e Tv Klan

Grabitja në Rinas/ Arrestohet autori i pestë në Bullgari

Grabitja në Rinas/ Arrestohet autori i pestë në Bullgari

Salvini tmerron emigrantët: Kohët e bukura mbaruan, do largoheni

Arrestohet i kërkuari për terrorizëm, Salvini falënderon policinë e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com