Magjia e fshehjes së drogës humbet kur policia zbulon se makinat e tyre kishin ndarje sekrete të cilat mund të hapeshin vetëm duke lidhur kabllot, dhe në brendësi fshihej kokaina për t’u shitur.
Dy të rinj shqiptarë N.A., 23 vjeç dhe H.G., 28 vjeç kanë përfunduar në prangat e policisë për posedim dhe shpërndarje droge. Policia italiane i ka mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë për të kuptuar lëvizjet e tyre si dhe mënyrën e veprimit për gjetjen e shpërndarjen e drogës.
Dy të rinjtë shqiptarë i siguronin klientët në brendësi të një bari në Monteverde dhe organizonin shpërndarjen me anë të dy mjeteve që kishin ndarje të fsheha për drogën.
Policia ka zbuluar ndarjet sekrete nën timonin e makinave dhe ato hapeshin vetëm duke lidhur disa kavo.
Gjatë kontrollit agjentët e policisë kanë gjetur edhe 2100 euro para cash, që mendohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm si dhe 12 gram kokainë. Po kështu është zbuluar edhe një aparat për heqjen e ajrit nga qeset e drogës dhe një peshore.