Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Policia pas protestës së opozitës: U plagosën 11 efektivë, por edhe një …

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Policia e Shteti ka reaguar pas protestës që zhvilloi sot Partia Demokratike para Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Brendshme.  Në njoftimin e shpërndarë për median nga policia thuhet se janë plagosur gjithsej 11 efektivë policie të cilët po mbahen në mbikëqyrje mjekësore, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, policia deklaron se mes tubuesve pati një të lënduar, i cili mori ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në deklaratë sqarohet fakti se “një grup personash, para Kryeministrisë, tentuan të krijonin incidente me Policinë dhe më pas një grup protestuesish kanë tentuar të çajnë kordonin e forcave speciale të Policisë, në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit janë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore dhe mjaft prej tyre janë goditur me sende të forta.”

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtet

Ditën e sotme, 26 maj 2018, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin para Ministrisë së Brendshme.

Arritja e pjesëmarrësve në qytetin e Tiranës, grumbullimi i tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe fjalimi i rastit vijoi normalisht sipas parashikimeve dhe kërkesave të organizatorëve.

Në përmbyllje të tubimit, së pari një grup personash, para Kryeministrisë, tentuan të krijonin incidente me Policinë dhe më pas një grup protestuesish kanë tentuar të çajnë kordonin e forcave speciale të Policisë, në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme.

Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit janë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore dhe mjaft prej tyre janë goditur me sende të forta. Për pasojë janë lënduar dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 11 efektivë policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe mes tubuesve pati një të lënduar, i cili mori ndihmën mjekësore të nevojshme.

Drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e tubimit, e kryen këtë detyrë me profesionalizëm të spikatur dhe në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi në Republikën e Shqipërisë, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike si dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Për hetimin e rasteve të dhunës së ushtruar është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Ky grup, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon për identifikimin e episodeve të dhunës, identifikimin e personave përgjegjës si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur në qarkullimin rrugor në ditën e sotme.

Falënderojmë misionet ndërkombëtare të asistencës policore për mbështetjen e ofruar në hartimin dhe realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Policia e Shtetit falënderon dhe vlerëson gjithashtu mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra, angazhimin dhe punën e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e tubimit.

Policia e Shtetit është e angazhuar të sigurojë kurdoherë, zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Tags: 11 efektivëedheNjëopozitëspaspoliciaprotestësU plagosën

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

Rastësia e frikshme/Ja pse Papa Françesku do të lutet për Realin

Tela me gjemba në kufi me Shqipërinë, a do ia dalë dot Mali i Zi?

Paloka: Protestuesit ishin gati për gjithçka, mund të kishte viktima







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com