Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia pa armë në protesta, ndalohet edhe të qëlluarit në ajër

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Policia pa armë në protesta, ndalohet edhe të qëlluarit në ajër

Deklaratat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj se, ndryshe nga qeveria e Sali Berishës, nuk do vrasin protestuesit pavarësisht veprimeve të tyre dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve, janë reflektuar në një dokument të Policisë së Shtetit, në të cilin përcaktohet strategjia e menaxhimit të protestave. Nga dokumenti që disponon redaksia investigative e Shqiptarja.com, strategjia është hartuar nga një grup pune i përbërë nga Agron Çeli (drejtues), Luigj Vathi (kryekomisar), Bensik Ahmetaj (kryekomisar) dhe znj. Alketa Tari, në fund të vitit 2018, disa muaj para nisjes së protesta të dhunshme të opozitës joparlamentare dhe vazhdon të zbatohet edhe në protesta e ditëve të fundit.

Strategjia ose plani përcakton disa procedura standarde që duhet të ndjekin drejtuesit e strukturave të politikë për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimeve të tubimeve. Për garantimin maksimal të sigurisë fizike të protestuesve, plani parashikon ndalimin rreptësisht për të mbajtur armë për të gjithë punonjësit e policisë që angazhohen për mbarëvajtjen e protestave. Gjatë protestave është e ndaluar edhe përdorimi i fishekëve prej gome: sipas një relacion të brendshëm të hartuar nga ministria në data 17 maj e që Shqiptarja.com e disponon, hera e fundit që janë perdorur nga policia shqiptare fishekë gomë, është dita tragjike e 21 janr 2011 kur në fakt u perdorën edhe fishekë me plumba.

Çarmatimi i policisë gjatë protestave shmang gjithashtu çdo skenar të mundshëm të segmenteve të caktuara për qëlluar me armë ndonjë protestues nga brenda protestës dhe për të akuzuar më pas policinë, me qëllim për të krijuar trazira. Pajisjet e vetme që duhet të mbajnë punonjësit e policisë gjatë tubimeve janë rripi multifunksional, shkopi gomës dhe hekurat lidhëse. “Të gjithë punonjësit e policisë të strukturave të rendit publik (edhe të FLO-së në rast se kërkohen), do të jenë të veshur me uniforma policie të shërbimit. Të gjithë punonjësit e policisë së strukturave të rendit publik që janë të angazhuar drejtpërdrejt për mbarëvajtjen e një tubimi, të jenë të pajisur me rripin multifunksional, shkop gome, hekura lidhës dhe pa armatim personal. Vetëm forcat e tjera të strukturave që nuk janë përfshirë në përballimi e protestave por që do të jenë në shërbim në kontrollin e territorit në qytet, mund të jenë të pajisura dhe me armatim personal. Në rast se do të ketë reshje shiu të parashikohen për të gjithë punonjësit e policisë të angazhuar me shërbim edhe ”pelerina shiu”, thuhet në dokumentin e policisë.

Ndalohet edhe të qëlluarit në ajër

Nëse qeveria e mëparshme vrau katër protestues me duar në xhepa jashtë rrethimit të Kryeministrisë, qeveria aktuale ndalon rreptësisht edhe të qëlluarit në ajër. “Në tubimet paqësore dhe pa armë, ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit nga punonjësit e Policisë së Shtetit, qofshin ato të ligjshme apo të paligjshme. Ndalohet kategorikisht të qëlluarit lart në ajër me armë mbi grumbullime njerëzish, si një taktikë e papranueshme për shpërndarjen e tyre. Përdorimi i armëve të zjarrit për të shmangur një rrezik publik, që paraqet një tubim i dhunshëm personash, mund të bëhet vetëm në rastet e parashikuara në ligjin nr. 72/2014 ‘për përdorimin e armëve të zjarrit’ si dhe VKM nr, 939 datë 14.10.2015 ‘për miratimin  rregullores për përdorimin e armëve të zjarrit’”, thuhet në dokument.

Kur policia përdor armë

Në planin e policisë parashikohet përdorimi i armëve vetëm kundër personave të veçantë të armatosur dhe të cilës ”kryejnë vepra të dukshme kundër jetës së një personi ose shërbimeve të policisë”. Edhe në këtë rast ekstrem, arma e zjarrit përdoret vetëm kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara. “Përdorimi i armëve të zjarrit është i lejueshëm vetëm kundër personave të veçantë të armatosur, të cilës kryejnë vepra të dukshme kundër jetës së një personit ose shërbimeve të policisë dhe shërbimeve që kryejnë subjektet e tjera, kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara”, parashikon plani.

Shërbimet që organizohen nga policia për menaxhimin e tubimeve

  1. Kufizim i largët i sheshit, rrugës, i pallatit të sportit, i stadiumit etj., duke vendosu punonjës policie, patrulla, post-bllok, pika kontrolli, vrojtues etj., sipas skemës së dislokimit dhe në dinamikë me situatën, me detyrë moslejimin e personave të dehur, të atyre që mbajnë sende të forta, armë të llojeve të ndryshme edhe kur i kanë me leje, drejtimin e pjesëmarrësve për në hyrjet, të automjeteve për kalim ose vendparkim.
  2. Kufizimi i afërt i turmës me shërbime vrojtuese, patrullime dhe demonstrime që mbajnë rregullin në vend, sigurimin e turmës nga veprimet e personave jashtë saj, vëzhgojnë elementët keqbërës dhe parandalojnë çdo tentativë të tyre.
  3. Shërbime para, brenda dhe ne fund të turmës, kryhen duke vendosur punonjës policie ose grup policësh me detyra për të mbajtur rregullin, për të vrojtuar e parandaluar çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjin, bashkërendojnë punën me organizatorët e tubimit etj. Punonjësit e policisë para turmës qëndrojnë në pozicionin anësor për të parë edhe pjesëmarrësit, personalitetet dhe organizatorët, kurse brenda në turmë, zakonisht vendosen punonjës policie të veshur civilë.
  4. Sigurimi i trafikut dhe i mjeteve bëhet me personale policor nga ana e policisë rrugore.
  5. Sigurimi tribunës dhe i personaliteteve bëhet që në ndërtim, 24 ora para që nga marrja në dorëzim, kur marrin pjesë personalitete të larta. Në territorin e saj nuk lejohen persona të tjerë dhe tribuna kontrollohet. Aty lejohen të futen vetëm personat e planifikuar.
  6. Përforcimin e objekteve të rëndësishme, në raste të veçanta jo vetëm pranë vendit ku zhvillohet aktiviteti, por në shkallë qyteti duke dubluar shërbimin në këto objekte.
  7. Sigurimin e lartësive, duke vendosur shërbime në to me qëllim për të vrojtuar, sinjalizuar, fotografuar, filmuar gjithë aktivitetin apo situata të veçanta.
  8. Organizimi i grupit rezervë, i cili qëndron i gatshëm në vendin e caktuar dhe përdoret në rast nevoje së bashku me mjetet në përdorim me urdhër të drejtuesit që menaxhon shërbimin e policisë për rastet e të papriturave. /shqiptarja.com

 

Tags: opozitapoliciaprotesta

TË LIDHURA

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç
Aktualitet

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025
Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Aktualitet

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Next Post
Banori i ‘Unazës së Re’ i jep fund jetës

Banori i ‘Unazës së Re’ i jep fund jetës

Korrupsioni dhe populizmi janë dobësitë e Perëndimit, jo një shpikje e Moskës

Korrupsioni dhe populizmi janë dobësitë e Perëndimit, jo një shpikje e Moskës

3 arsye pse nuk duhet ta pini kafen me qumësht

3 arsye pse nuk duhet ta pini kafen me qumësht

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

by mirseda
13:59 | 15/07/2025
0

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit në ambientet e...

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025
Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

13:15 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com