E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Korrupsioni dhe populizmi janë dobësitë e Perëndimit, jo një shpikje e Moskës

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Nga Mark Galeotti “The Moscow Times”

Austria do të përballet me zgjedhje të parakohshme, pas një videoje misterioze të publikuar pak ditë më parë, ku zëvendëskryeministri Heinz-Christian Strache i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë, premtonte tendera qeveritarë, në këmbim të mbështetjes ruse. Kancelari Sebastian Kurc, e shkriu koalicionin e tij të krahut të djathtë me Partinë e Lirisë, dhe ndërsa ka shumë paqartësi rreth kësaj çështjeje, ky skandal ka ngritur sërish çështjen e mbështetjes së ngushtë, që Moska u jep populistëve dhe ekstremistëve në Perëndim.

Megjithatë, supozimet se kjo tregon që ekstremizmi dhe korrupsioni janë “eksporte malinje” të Rusisë, janë të parakohshme. Para së gjithash, ndonëse nuk ka asnjë dyshim se Moska  i përkrah me entuziazëm populistët, ekstremistët dhe demagogët e të majtës dhe të së djathtës, ajo nuk mund t’i krijojë ato.

Partia e Lirisë në Austri, Lega dhe Pesë Yjet në Itali, Partia Brexit, Alternativa për Gjermaninë dhe kështu me radhë, i kanë të gjitha rrënjët e tyre në krizën e përgjithësuar të legjitimitetit që ka prodhuar vetë Perëndimi dhe jo Rusia.

Duke dështuar në modernizimin e sistemeve tona politike, duke i lënë zgjedhësit të ndjehen të lënë mënjanë dhe të neglizhuar, dhe duke lejuar që narrativat e globalizimit, emigracionit dhe harmonizimit të rrëmbehen dhe diktohen nga populistët, establishmenti ka fuqizuar armiqtë e tij, dhe i ka dorëzuar tek Moska dhe mbështetësit e tjerë të huaj – nga Stiv Benon tek Xi Jinping.

Po kështu, ndërsa në disa qarqe është e modës të pohohet se “korrupsioni është komunizmi i ri” – me fjalë të tjera, që bota mund të ndahet midis “Lindjes kleptokrate” dhe “Perëndimit liberal”, dhe se vende të tilla si Rusia synojnë të “eksportojnë korrupsionin” jashtë vendit – ky është dukshëm edhe një problem shtëpiak.

Askush nuk e lidhi Strache në një karrige, dhe e detyroi atë të dëgjonte biznesmenen ruse. Raporte siç është Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International, që rendit me krenari në krye vende si Danimarka, Suedia dhe Zvicra, dhe Afganistani, Guinea Bissau dhe Somalia në fund, ndihmojnë në prodhimin e një panorame mashtruese, të një bote të ndarë midis të ndershmëve dhe të korruptuarve.

Megjithatë, ku ndodh në fakt shumica e korrupsionit të madh? Në parajsat fiskale të begata  të Perëndimit. Siç e pamë kohët e fundit kur Danske Bank dhe Sëedbank, ishin të përfshira në një skandal të pastrimit të 135 miliardë dollarëve, korrupsioni nuk është vetëm një sfidë globale. Në shumë aspekte, ai është një mënyrë tjetër, përmes së cilës shtetet e pasura të veriut, bëjnë pasuri nga jugu i varfër, dhe përfitojnë nga kjo plaçkitje.

Në rastin e Austrisë, një grua që pretendonte se ishte mbesa e një oligarku rus, u filmua fshehurazi duke u ofruar të investonte 250 milionë euro në Austri, të mbështeste Partinë e Lirisë, dhe madje të blinte 50 % të aksioneve të gazetës tabloide “Kronen Zeitung”, që deri në atë moment ishte kritike ndaj kësaj partie.

Strache premtoi t’i jepte tendera fitimprurës të ndërtimit të rrugëve, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje, duke ofruar “kompromat” për orgjitë e supozuara të seksit dhe drogës kancelarit Kurz, dhe tha se nëse gazeta që do të bihej do të mbështeste Partinë e tij të Lirisë, për ta nxjerrë të parën, “atëherë ne mund të flasim për gjithçka”.

Në Evropë, ashtu si në Amerikën e Veriut, kërcënimi i vërtetë vjen nga një elitë politike dhe ekonomike, që shumë shpesh është e konsumuar nga lakmia, që e konsideron postin publik si një rrugë drejt përfitimit privat, dhe që mendon se është përtej ligjit.

Në rrethana të tilla, pse Moska të mos dojë që të përfitojë? Së treti, duhet të jemi të kujdesshëm me supozimin se një “ruse”, është domosdoshmërisht e barabartë me “agjentin e Kremlinit”. Rrethanat e filmimit të videos dhe publikimit të saj në dy gazeta gjermane, mbeten ende të paqarta.

A ishte ky një kurth nga rivalët politikë, apo nga një shërbim i inteligjencës, i shqetësuar për praninë e një partie populiste ultranacionaliste në qeverinë austriake, dhe që është i etur ta shohë sa më parë jashtë kabinetit qeveritar? Nëse po, edhe ndoshta koalicioni aktual qeverisës në Estoni, që ka në përbërjë një parti populistë, do të duhej ta vëzhgonte me kujdes atë.

Është gjithashtu interesant fakti, që ky skandal ndodhi pikërisht në momentin që Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini po mbante një tubim në Milano, në një përpjekje për të ngritur atë që gati mund të konsiderohej si një “Internacionale Nacionaliste” evropiane.

Nëse kjo do të ishte një skenar i Kremlinit, a do të ishte realizuar kaq dobët? Ndoshta. Sigurisht, Partia e Lirisë ka një marrëdhënie të ngushtë me partinë Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit. Por më së paku, ka gjasa që nëse gruaja ishte vërtet ruse (Strache sugjeroi që ajo ishte letoneze), se ajo po vepronte në interesin e saj me shpresën e kompromentimit të Strache, në një mënyrë të tillë, që pastaj mund të shantazohej nga Kremlini.

Figura shumë më të rëndësishme ruse, si oligarku Oleg Deripaska, kërkojnë të zhvillojnë kontakte dhe të ndikojnë perëndimorët, sepse janë sipërmarrës politikë, por jo agjentë në një mision. Ky model “adokracie” funksionon shpesh mirë, duke mobilizuar ambiciet dhe imagjinatën e të gjitha llojeve të rusëve, pa pasur nevojë për shpenzime të mëdha, apo strategji të veçanta nga Kremlini.

Megjithatë, kjo mund të çojë në veprime amatoreskte dhe kundërproduktivitet. Nëse ky ishte rasti edhe në Austri, atëherë ashtu sikurse rritja e korrupsionit dhe populizmit në Perëndim që janë dukuri të krijuara nga vetë ne, edhe rënia e qeverisë austriake që kishte jashtëzakonisht  simpati për Moskën, duhet të llogaritet si një dëm i tmerrshëm për vetë Kremlinin.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...