Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia nis trajnimet për zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE: Policia të jetë asnjanëse!

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2019, Policia e Shtetit do të nisë sot trajnimet në Akademinë e Sigurisë.

I pranishëm në këtë aktivitet, që synon krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë, ishte edhe Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se policia është aktori kryesor, i cili vepron në zbatim të ligjit.

“Policia është aktori kryesor për të ushtruar drejt të drejtën e votës. Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendror dhe do te vazhdojë me te gjithë punonjësit e përfshirë”, tha Veliu.

Ndërsa Borchardt u shpreh se ka besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanëse dhe do të sillet me profesionalizëm në këtë proces, ndërsa theksoi se se sjellja profesionale e institucinove publike, përfshirë  edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme.

Fjala e plotë e Ardi Veliut:

Zgjedhjet për qeverisjen vendore në Shqipëri, më 30 Qershor 2019, do të jenë veprimtari dhe angazhime me rëndësi sociale për vendin tonë. Ky proces vlerësohet dhe ka vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për faktin e thjesht se është një tregues i rëndësishëm i ushtrimit të të drejtave themelore të njeriut në një shtet demokratik, siç është e drejta e votës, si shprehje të një vullnet të lirë dhe të patjetërsueshëm nga askush. Pa dyshim Policia e Shtetit është një nga aktorët kryesor, për të siguruar një mjedis korrekt dhe të qetë, për të ushtruar këtë të drejtë nga të gjithë votuesit, por edhe për të ruajtur e siguruar procesin zgjedhor nga pikëpamja e rendit, e sigurisë dhe krimeve zgjedhore.

Gjithmonë Policia e Shtetit ka vepruar dhe vepron në bazë dhe për zbatim të ligjit, edhe në këtë rast ajo ka si mision të saj, ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale vetëm në bazë e për zbatim të detyrave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe udhëzimeve të KQZ-së. Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit.

Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të përfshihen në këtë proces. Gjej rastin të falënderoj Prezencën e OSBE-së në Tiranë, për kontributin e tyre për zhvillimin e këtij trajnimi. Ju siguroj se Policia e Shtetit edhe në këtë proces zgjedhor do të tregojë se është promotore e vlerave më të mira të një shoqërie demokratike. Suksese në procesin e trajnimit të gjithë punonjësve të policisë”,  tha ai.

Tags: Policia e Shtetit

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë, ja me çfarë transportohet dosja e tij (Video)

“Nëna e Skënderbeut është serbe”/ Mustafa Nano tregon incidentin pas deklaratës

Në kërkim për pastrim parash, si u larguan nga Shqipëria vëllezërit indianë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com