Policia ne sajë të aksionit të saj të ditës së sotme, ka arritur të kapë dhe autorin e dyte të grabitje dhe me pas te vrasjes se biznesmenit ne marketin e tij në Kamëz.
Ne policinë e Tiranës tashme janë kapur të dy vrasësit, si të dëshyerit për krimin e rëndë të vrasjes dhe plagosjes.
Bëhet me dije se dyshuarit janë nga Burreli përkatësisht 25 dhe 28 vjeç. Njeri nga te arrestuarit Vladimir Kurti i cili ka mësohet se ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë është shprehur se armën e kishim për ti trembur dhe jo për të vrarë, duke pranuar autorësinë, më pas ka treguar dhe se ku e kanë hedhur armën pas krimit.
“Donim t’i trembim që të na jepnin lekët, nuk donim të vrisnim njeri”, mësohet të ketë thënë një nga të arrestuarit.
Personi tjetër i ndaluar është me inicialet Rr. H.
10:33
Mëngjesin e sotëm policia ka nisur një aksion për kapjen e autorëve të grabitjes dhe më pas vrasjen e kryefamiljarit në Kamës. Burimet e policisë bëjnë me dije se te dyshuarit janë dy të rinj nga Burreli
Sipas të njëjtave burime, është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje. Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit janë duke mbledhur ende prova për autorin kryesor të vrasjes. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka vajtur mbi 35 persona.
Zyrtarisht Policia e Tiranës rezervohet që të japë një informacion më të detajuar për aksionin që po zhvillohet, ndërkohë që pritet të dalë më vonë në një deklaratë për mediat për të dhënë detaje.