Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia Lezhë i pezulloi 6 muaj patentën, edhe pse akti normativ i qeverisë e fali

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Policia Lezhë i pezulloi 6 muaj patentën, edhe pse akti normativ i qeverisë e fali

Në fillimet e pandemisë qeveria nxori një sërë aktesh normative, mes tyre edhe atë të lëvizjes së mjeteve vetëm me autorizim.

BOOM sjell historinë e shtetasit Fran Prelaj nga Lezha, i cili nuk kishte mundësi të nxirrte leje, ka një telefon të thjeshtë, që na e tregon dhe shkoi në det të kontrollonte aktivitetin e tij të peshkimit.

Aty e ka kap policia dhe i ka bllokuar mjetin pezulluar për 3 vjet patentë e leje qarkullimi me motivacionin që nuk ka pas leje për të dalë.

Doli akti Aktit “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues..gjatë periudhes…COVID-19” për të cilin foli edhe Kryeministri Rama, zotërisë i dhanë lejen e qarkullimit, por i mbajtën 6 muaj patentën, me motivacionin që meqë këto u falën, keni kundërshtuar forcat e policisë, dhe ju mbahet sërish patenta 6 muaj.

“Jam nis me shku në punë në muajin prill, ishte koha e kovidit .Kam aktivitetin e peshkimit ku punoj prej 20 vjetësh, ne punojmë në det shkova të kontrolloj mjetet. Në kundërshtim me ligjin, se ligji ishte mos me dal, por nga ana tjetër vendimi i qeverisë nuk na kishte bllokuar aktivitetin. Nuk dija të merrja lejen kisha një telefon të thjeshtë dhe shkova me kontrollu mjetin. Shkuam kryem punë duke u kthyer na ndaloi policia, kërkuan dokumentet pse ke shkuar te puna, nuk lejohet ka dhënë urdhër qeveria.

E dinim urdhrin por nga halli që e kemi punën në det kemi shkuar me pastru ujin, me i heq. Pas 2 minutash i jap letrat. Do vish me ne në polici. Kemi shkuar në komisariatin e Shëngjinit. Është bërë procesverbali në rajonin e Shëngjinit, e lexova procesverbalin i thashë dakord për këto të tjerat, po unë nuk e kam kundërshtuar policinë. Dokumentet i ke marrë ti, pse ma shkruan këtë që kam kundërshtuar policinë, duke mos dit gjë unë që kjo është shumë e rëndë për mua. Shkruaje tha që s`je dakord ke të drejtën ta shkruash këtu. Dhe unë e kam shkruar në procesverbal që nuk jam dakord me këtë, se nuk kam kundërshtuar kënd. Më kanë bllokuar makinën, lejen e qarkullimit dhe patentën.

Doli vendimi i qeverisë për faljen dhe thashë shyqyr që u falën, mua faktikisht më kishte ardhur procesverbali, më kishte ardhur gjoba. Kam shkuar kam paguar gjobën prej 52 mijë lekë të reja brenda 5 ditësh. Më thonë mua letrat e makinës ja ku i ke por patentën e ke të bllokuar. Po për çfarë ke kundërshtuar policinë. S`kam kundërshtuar policinë i thashë nuk kam arsye ta kundërshtoj. U interesova me avokat më thanë , janë fal nuk është e vërtetë nuk ka asnjë lloj mundësie. Mua më duket krejt e padrejtë.”

Sipas avokatit të Fran Prelajt i cili ka vlerësuar gjithë dokumentacionin në lidhje me rastin, këtu ka disa shkelje, që nga akti i parë që ka dalë për covid tek i dyti që ka dalë për kundërshtim të forcave të policisë e deri tek procedura që ka kryer komisioni që ka shqyrtuar këto raste i cili nuk e ka njoftuar qytetarin të paraqes provat apo pretendimet e tij.

Avokati: Gabimisht apo qëllimisht e kanë futur tek kundërshtimi i punonjësve të policisë, nuk ka qenë një rast i tillë. Po përpiqen të abuzojnë me këtë fakt. Ai ka qenë vetëm duke shkuar në punë, puna e tij ka qenë e lejuar sepse punon me të gjitha licencat , tagrat ligjor të duhur për ta ushtruar këtë aktivitet. Ndërkohë që nuk ka qenë i mbyllur nga Ministria e Shëndetësisë si aktivitet peshkimi. Dhe i është mbajtur patenta, radhën e parë në bazë të aktit normative, 3 vjet pezullim. Tani kur doli ky urdhri i kryeministrit për faljen e tyre kanë kaluar në një version të ri. E kanë bërë për kundërshtim të punonjësve  të policisë dhe ja kanë bllokuar patentën 6 muaj.

Gazetarja: Po del në komision ky për këtë?

Avokati: As e kanë thirr, asgjë, po e ka marrë vendimin vetë komisioni, ka kaluar nga njëri akt-konstatimi që mbajnë ata, nga njëri vendim në vendimin tjetër. Për mua shkelja e parë është që ai duhet të përfshihej në këtë proces administrativ, duhet të thirret dhe duhet të dëgjohet për këtë akt të ri, për këtë vendim të ri që ka marrë organi administrativ.

Vendimi i parë që kanë marrë ka qenë korrektësisht për thyerje të karantinës, kurse i dyti i referohet ngjarjes ku ka pas kundërshtim thotë.

BOOM shkoi tek drejtoria e policisë Lezhë, vajti të takonte kryetarin e komisionit për shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor, ai i tha i kemi hequr pjesën e kovidit i kemi lënë këtë, po duhet leje për sqarime. Zëdhënësja donte kërkesë me shkrim, drejtori  i drejtorisë vendore të policisë Lezhë,nuk ishte në punë, por nga telefoni tha se do ta verifikonte si rast.

Gazetarja: Unë lexova një dokument që komisioni ka marrë një vendim, por doja të dija një mendim të specializuar dhe këtë e ka komisioni juaj besoj, se ka shqyrtuar, provat, faktet.

Kryetari i komisioni për shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Është hequr pjesa e kovidit për zotërinë dhe është marrë masa për një veprim tjetër i cili ka ngelur në fuqi, bashkë me masën e gjobës.

Gazetarja: Për këtë 6 muaj që i keni bllokuar patentën zotërisë, zotëria pretendon që nuk ka bërë asnjë kundërshtim të forcave të policisë, dhe këtë dhe në procesverbal ai e ka shkruar. Në momentin që është mbledhur komisioni është parë edhe ankesa që zotëria ka shkruar në procesverbal që nuk jam dakord me këto, sepse nuk e kam kundërshtuar policinë. Atëherë si është bërë verifikimi nëse ka pasur vërtetë kundërshtim të forcave të policisë apo jo?

Kryetari i komisioni për shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Për çdo gjë takoni shefin e sektorit ju lutem.

Gazetarja: Jo, jo ju si komision keni pasur ndonjë provë që të besoni policinë dhe jo qytetarin?

Kryetari i komisioni për shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Po ju s`keni një vendim njëherë që të më…

Kryetari i komisioni për shqyrtimin e kundravajtjeve të qarkullimit rrugor Lezhë: Keni mundësi… do vij unë me dosjen tek shefi, takoje të lutem. Do t`iu jap sqarim për çdo gjë.

Shkojmë të marrim leje tek shefi për sqarimin , del zëdhënësja.

Zëdhënësja e Policisë Lezhë: Mund të bëni një kërkesë, ta marrim ne, ta administrojmë dhe ta çojmë tek sektori përkatës.

Gazetarja: Po ju mund të na nxirrni një person siç mund të jetë komisioni që e ka marrë në shqyrtim ka dhe dosjen? Urdhëroni na sqaroni.

Zëdhënësja e Policisë Lezhë: Bëni një kërkesë me shkrim, këto që më thatë mua duhen shkruar.

Gazetarja: Kur ne folëm me kryetarin e komisionit z.Bujar ai na tha që gjithë informacionin e kam, por duhet në lloj leje, tani pjesa që duhet të na zgjidhësh ti është na merr një leje dhe të na flasi të na sqaroj z.Bujar se ai e ka gjithë informacionin.

Zëdhënësja e Policisë Lezhë: Duhet të bëni një kërkesë po ju them , kështu e kemi ne ligjërisht.

Telefonojmë drejtorin e drejtorisë vendore të policisë Lezhë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë: Unë nuk jam aty. Do t`i shqyrtojmë pretendimin që ka ngritur zotëria tek ju dhe dokumentacionin që kemi ne raportin e shërbimin e punonjësit të policisë që ka bërë akt-konstatimin.

Gazetarja: Po dakord po komisioni e ka marrë vendimin ndërkohë dhe pa prezencën e zotërisë, pa u shqyrtuar edhe ky arsyetim!

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë: Prezenca nuk është lejuar për shkak të covid-it.

Gazetarja: Ku u bazua komisioni që dha këtë vendim?

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:  Ka shkresa aty që është bazuar.

Gazetarja: Po mirë në qoftë se policia ka thënë ka pasur kundërshtim dhe zotëria thotë nuk ka pasur çfarë e provon këtë?

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë: Edhe njëherë po nuk pashë letrat nuk flas dot.

Meqë në Lezhë nuk na dhanë sqarim, siç e treguam më lart, provuam në të gjitha format, ja kërkuam zyrtarisht dhe kuptohet që zyrtarisht ata përgjigjen si duan vetë, jo për ato që i ke pyetur.

Këtë ka bërë dhe drejtoria e policisë Lezhë në këtë rast. /Ora News

Tags: Fran Prelajlezhapatenta

TË LIDHURA

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

15:11 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve
Aktualitet

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër
Aktualitet

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025
Next Post
Deputeti kërkesë Hotit për rivarrimin e Shote Galicës në Kosovë

Deputeti kërkesë Hotit për rivarrimin e Shote Galicës në Kosovë

Këshilli Politik/ PS refuzon propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave

Këshilli Politik/ PS refuzon propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave

Pse PD e LSI janë të pabesueshme për ndryshimet e 30 korrikut

Pse PD e LSI janë të pabesueshme për ndryshimet e 30 korrikut

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com