Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Polici e ekzekutoi në sy të djalit”/ Flet vëllai i Lulzimit: Çfarë më tha nipi

6 vjet ago
in Aktualitet, Të Gjitha, W-Instant
“Polici e ekzekutoi në sy të djalit”/ Flet vëllai i Lulzimit: Çfarë më tha nipi

Bashkë me djalin rreth të 20’tave, Lulzim Spahiu, nga fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës ishin zgjuar sot herët në mëngjes. Misioni i tyre kishte qenë që të arrijnë para orës 07:00 të mëngjesit për në Novobërd.

Me kamionin pas të cilin i kishin ngarkuar disa gjedhe kishin marrë rrugë për në këtë qytezë. Qëllimi ishte që t’i shisnin lopët në kohën e festave kur kosovarët i blejnë më së shumti ato. Por rruga deri atje, doli të jetë tragjike për Lulzimin.

Gjatë rrugës, saktësisht në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit, Spahiu me kamionin e tij u aksidentua me një veturë private. Në të kishte qenë pjesëtari i policisë së Kosovës Vllaznim Hamdiu, i cili punon ne Njësinë për Mbrojtje të Afërt bashkë me një grua dhe një burrë tjetër.

Gazeta Express, për këtë rast ka biseduar me vëllain e Lulzim Spahiut, Blerimin.

Ai ka treguar rreth asaj se çka i ka thënë nipi i tij (djali i të ndjerit), i cili kishte qenë bashkë me babanë në momentin tragjik.

“….nipi prapë më thirri pas disa minutave. O axhë, ai ka armë po vjen që të na vras”, më tha. Unë menjëherë i thash djalit ik nga aty. Ai (i dyshuari), ka shku edhe e ka gjuajte me armë vëllain i cili ka qenë në karrigen e shoferit ulur”, ka rrëfyer për Express vëllai i së ndjerit.

Blerim Spahiu ka treguar se nipin e tij e kishte udhëzuar të ikte nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja sipas familjes e hetuesisë besohet se ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Vëllai i viktimës, Lulzimit tutje për Express, tregon se sot vëllai ishte bërë gati për t’u nisur në treg për t’i shitur gjedhët.

“Sot në mëngjes i ngarkuam gjedhet në kamion. U nisëm për në Novobërd, aty ku kishim planifikuar që t’i shisnim gjedhet. Nuk e di shumë se si ka ndodhur rasti. Nipi sot në telefon menjëherë pas aksidentit më thirri e më tha se e kanë goditë një veturë. Iu thash merruni vesh me të rreth dëmeve”, rrëfen për rastin vëllai i të ndjerit.

Sipas rrëfimit të familjarëve të Lulzimit, pas aksidentit, i ndjeri kishte tentuar që të merrej vesh me të dyshuarin për vrasjen, policin Vllaznimin rreth aksidentit si dhe pagesën për dënimin që ishte bërë.

Por situata kishte ndërruar pak minuta pas aksidentit.

Sipas familjarëve të së ndjerit, polici Vllaznimi, me armë kishte dalë nga vetura e tij duke iu mësyrë kamionit të Lulzimit, ku ky i fundit gjendej me djalin e tij rreth 20-vjeçar.

Në momentin kur djali i së ndjerit e ka parë zyrtarin policor me armë në dorë, ai e kishte thirre ne telefon axhën e tij, duke i thënë se ai ka armë dhe po shkon në drejtim të tyre.

Për të gjithë versionin e familjes, Express ka tentuar që të marrë edhe deklaratë nga policia,. Prokuroria e nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

Por të gjithë këta janë përgjigjur se rasti është ende nën hetime dhe se qartë ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

Por megjithëkëtë në komunikatat e këtyre institucioneve vihet në pah se zyrtari policor Vllaznim Hamiti e ka vrarë Lulzim Spahiun.

Sipas IPK’së, bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës L.S. por nuk specifikohet nëse arma me të cilën është kryer vrasja ka qenë arma që e ka përdorur gjatë detyrës zyrtare i dyshuari.

Ndërkohë Express, ka provuar që marrë edhe një përgjigje nga ana e Prokurorisë për këtë rast. Mirëpo ata nuk kanë dashur që t’ë japin detaje me arsyetim se rasti është nën hetime. Ndërkohë Vllaznim Hamdiu, ka punuar punon si zyrtar policor, saktësisht në Njësinë për Mbrojtje të Afërt.

Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.

Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta.

Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Ndërkohë Për të njëjtin Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për policin e arrestuar, ndërkaq trupi i pajetë i qytetarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GazetaExpress

Tags: kosoveLulzim Spahiupolic

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Albin Kurti: Po ndotin fjalën “bashkim” për t’i dhënë toka Serbisë

Pas deklaratës kërcënuese, reagon Kurti: Nuk jam Kennedy. Të lirohet Haxhi Hoti

“Në mëshirë të fatit”, PD-ja ngre 5 pyetje për qeverinë

“20 mijë lekë për votën”, Bardhi thirrje SPAK-ut: Jepini fund korrupsionit

Dy binjakë gjenden të pajetë në një pyll në Angli, ja çfarë dyshon policia

Dy binjakë gjenden të pajetë në një pyll në Angli, ja çfarë dyshon policia







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com