Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të anëtarit të Partisë NISMA, Haxhi Hoti. Ky i fundit, i kërkonte Kurtit që të largohej nga Kosova, ose përndryshe do vritej.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti shkruan se ai nuk është John Kennedy, ashtu sikundër Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Ndërsa bëri thirrje për lirimin e Hotit, në mënyrë që ta kalojë Vitin e Ri pranë familjes.
“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Albin Kurti.