pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezarcasinomatadorbetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetperabetperabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Viti që u kthye në një leksion të hidhur për revolucionin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Viti 2019 do të hyjë në historinë e politikës, si viti që ndëshkoi atentatorët e sistemit politik mbi të cilin është ngritur Republika jonë.

Dy ngjarje të mëdha, të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, tentuan të hedhin në erë Republikën, duke djegur mandatet e Parlamentit dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale, në të njëjtën kohë, me shpresë se vendi do shkonte drejt përplasjes civile dhe pushteti do të dorëzohej.

Mbijetesa e Republikës përballë “Revolucionit blu” të pranverës, është një ngjarje që do të ketë ndikim të gjatë në historinë e politikës shqiptare si leksion i hidhur, por dhe si kapitullim politik.

Leksioni më i hidhur i dështimit është dhe lajmi më i mirë. Pas asaj që i ndodhi opozitës me diegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke u zëvendësuar mandatet dhe duke u injoruar bojkoti i tyre, zor se ndonjë forcë tjetër politike në Shqipëri do ta përsërisë atë aventurë.

Edhe pse Shqipërisë i ka kushtuar boll kjo aventurë, duke qenë se do të jetë e papërsëritshme në llojin e vet, ajo do të shërbejë si një dështim i hidhur në të ardhmen duke mos u përsëritur më.

Kjo aventurë nga ana tjetër dëshmoi seriozitetin e mbështetjes së SHBA dhe BE ndaj Shqipërisë, që në momentet më kritike të zgjedhjeve të Qershorit, kur vendi po shkonte me qetësi drejt luftës, i qëndruan fort legjitimitetit të zgjedhjeve dhe zmbrapsën celulat antiamerikane që frymëzonin luftën.

Nga ana tjetër kjo histori do të shërbejë dhe si një leksion politik brenda Partisë Demokratike, për mënyrën se si kapitulloi politikisht me këtë aksion.

Një vit më pas, kjo parti është pa asnjë deputet, pa asnjë të zgjedhur në pushtetin lokal, pa asnjë të punësuar në institucionet shtetërore, përveç Avokates së Popullit dhe dy anëtarëve të AMA-s.

Ky është një bilanc tragjik, që buron nga auto-sugjestionimi i opozitës prej Sali Berishës dhe Ilir Metës, përmes planit me të cilin ata mendonin se do të shpëtonin veten duke varrosur Shqipërinë, por në fakt nuk shpëtuan dot as veten, as PD.

Akti i PD, i shoqëruar nga garniturat e saj politike, është i pazakontë për një sistem politik pluralist, pasi tenton të ndryshojë rregullat e sistemit për ta kontrolluar atë me dhunë dhe jo me vota. është në thelb një akt vrasës i pluralizmit dhe demokracisë, për të cilën PD është ndëshkuar tashmë shumë rëndë.

Kursi i ri politik i Partisë Demokratike, që do të mund ta rifuste atë në binarë, sidoqë të jetë, është i dënuar të jetë një kurs që njeh sistemin, e pranon atë dhe konkurron brenda tij.

Edi Rama do të ishte sot shumë herë më i dëmtuar nga paqja, se sa nga lufta, shumë herë më i dërmuar nga skandalet mediatike dhe politike rreth korrupsionit, se nga flakadanët në Kuvend dhe Molotovët mbi shkollat, qendrat e votimit dhe Kryeministri, shumë herë më i dëmtuar nga betejat parlamentare se sa barrikadat e një grupi delikuent tek “Unaza e Re”, apo sharlatanët që janë si grup i gatshëm në emër të shoqërisë civile, në çdo cep, ku shpresojnë se bëhen protagonistë.

Ndaj pas një viti revolucioni të dështuar, Edi Rama është më pak i dëmtuar se opozita, jo për meritë të tij, por për faj të opozitës.

Dhe ky është një bilanc që duhet lexuar mirë. Kriza politike do të vazhdojë të rrijë e ngrirë, derisa Presidenti të mbajë me dhunë një karrige të cilën e ka dhunuar duke shkelur Kushtetutën dhe opozita të rrijë larg Reformës Zgjedhore.

“Drita në fund të tunelit” do të duket, kur vendi të ketë një President të ri, mundësisht nga opozita, dhe një Reformë të re Zgjedhore, me parti që pranojnë garën dhe jo revolucionin.

Sa më shumë të vonohemi në këtë pikë, aq më pak do kemi kohë për zgjedhje, edhe më 2021.

Tags: komentleksion i hidhurmero bazerevolucioninviti

TË LIDHURA

Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Aktualitet

Nufi: S’ka bashkim apo shkrirje të Bashkisë Mirditë

20:22 | 18/07/2026
Aktualitet

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë: S’lëvizim pa u plotësuar kërkesat

20:20 | 18/07/2026
Next Post

Problem me transformatorin, ja lagjet e Tiranës që nuk do të kenë energji

EMRI/ Makina del nga rruga, shënohet një viktimë në aksin Laç-Mamurras

Meta intervistë ekskluzive për “The Sun”, shpjegon lidhjen e fortë me Celtic FC







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

by mirseda
20:52 | 18/07/2026
0

Dy turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS në zonën e malit të Çikes, pranë majës së Qorres....

Nufi: S’ka bashkim apo shkrirje të Bashkisë Mirditë

20:22 | 18/07/2026

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë: S’lëvizim pa u plotësuar kërkesat

20:20 | 18/07/2026

Rodri: Argjentina ka Messin, ne kemi Yamal. Besoj te Spanja!

20:07 | 18/07/2026

Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje

20:05 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com