Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Policët kroatë më rrahën 30 minuta”, qytetari denoncon dhunën

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Një 34-vjeçar denoncoi në emisionin “Fiks Fare” dhunën e pësuar nga policët kroatë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Orlando Suter tha se në datën 4 qershor 2021 e ka kapur policia kroate, në afërsi të doganës Bajakov. “Kam tentuar të kaloj në kufirin e gjelbër dhe më ka kapur një patrullë e policisë kufitare. Më kanë torturuar për rreth 30 minuta, kam pasur dëmtime të rënda, të konfirmuara këto edhe nga mjekët në Serbi. Në atë moment kam pasur me vete 1500 euro, pasaportën shqiptare, 2 leje qarkullimi (patenta) 1 shqiptare, 1 zvicerane, 1 telefon, 1 kartë të shëndetësisë zvicerane. Kam pasur certifikatën e vaksinës ne Zvicër, 1 pale syze, etj” thotë 34 vjeçari.

Më tej shton se ka pasur edhe një çantë rrobash, të cilat ia kanë marrë të gjitha. “Pasi me dhunuan me kthyen në tokën Serbe, ku kam marrë leje kalimi nga Ambasada Shqiptare në Beograd për t’u kthyer. Kam kërkuar ndjekjen ligjore të rastit, po s’më kanë kthyer asnjë përgjigje. Në Serbi më ka kontaktuar personeli i Ambasadës, duke me dhënë vetëm këtë kalim. I kam thënë për dhunën, po më kanë përcjellë. I kam marrë numrin e telefonit, po s’më ka lajmëruar deri tani askush se çfarë është bërë me këtë ankesë” thotë ai.

Pas ankesës, qytetari telefonin fillimisht numrin që i kanë dhënë kur ka qenë në Serbi, është një numër telefoni të një punonjësi të ambasadës. Numri del i paarritshëm dhe i fikur. Më pas telefonon Ambasadën Shqiptare në Serbi, Beograd, ku pasi i shpjegon ngjarjen dhe me cilët ka biseduar aty, i thonë se duhet të interesohet në Ambasadën Shqiptare në Kroaci, Zagreb, pasi atje ka ndodhur edhe ngjara. Qytetari i thotë se kjo ambasadë do i kthente përgjigje, po ajo i thotë se duhet të kontaktojë me Zagrebin.

Qytetari vijon telefonatat, kësaj herë me një punonjës të Ambasadës Shqiptare në Zagreb, Kroaci. Këta të fundit nuk ishin në dijeni të ngjarjes, nuk ishin lajmëruar nga askush. As nga Ambasada Shqiptare në Serbi dhe as nga Ministria e Jashtme. Ngjarja nuk ishte referuar. Pasi i shpjegon rastin, punonjësi i thotë se duhet që qytetari të dërgojë një e-mail për ngjarjen dhe kjo ambasadë do të kërkojë informacion.

Qytetari i dërgon e-mail dhe merr përgjigje disa javë më vonë se “Ambasada e RSH-së në Zagreb, ka dërguar notë zyrtare për informacion pranë Drejtorisë Konsullore të MPJE-së së Kroacisë. Pas telefonatave të vazhdueshme me Drejtorinë Konsullore, informohemi se çështja juaj është marrë në shqyrtim dhe është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kroacisë. Jemi në pritje të një përgjigje zyrtare, për të cilën do t;ju bëjmë me dije në vijim”. Por, edhe pse kanë kaluar disa javë, sërish qytetari nuk ka marrë përgjigje. Gazetarët e “Fiks Fare” kontaktojnë me dy numra telefoni të Ambasadës Shqiptare, por asnjë punonjës nuk denjon që të na përgjigjet./Top Channel

Tags: “Fiks Fare”dhunekroatepolice

TË LIDHURA

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

20:38 | 09/06/2026
Aktualitet

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026
Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026
Next Post

Vaksinimi, mbërrijnë në Rinas 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Petro Koçi në SPAK/ VOA: Pritet verifikimi i tenderave më të mëdhenj në Fier

“Zgjohu o”, Murinjo i xhindosur me mbrojtësin e Romës (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

by mirseda
20:38 | 09/06/2026
0

Kryeministër Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët....

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com