Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka vënë në pranga një oficer të Policisë Kufitare, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Mësohet se në pranga të policisë ka rënë Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni, në pikën kufitare të Qafë-Thanës, i cili lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm , të cilët nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës “Shengen”.
Arrestimi i tij është bërë nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh. I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë. Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.
Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected].