Truri i njeriut është ende plot mistere. Por falë përparimeve të fundit në fushën konjitive, jemi tashmë në një epokë të artë të “iluminizmit” neurologjik.
Siç do ta shihni më poshtë, truri jonë është një mrekulli e biologjisë. Truri i njeriut përdor afërsisht 20 vat energji, ose të njëjtën sasi të nevojshme për të furnizuar një llambë të vogël elektrike.
Sinjalet në tru mund të lëvizin me një shpejtësi prej deri 431 km/h. Kjo mund të krahasohet me erërat në një tornado të kategorisë 5, ose trenat e shpejtësisë së lartë në Kinë dhe Japoni.
Truri i njeriut peshon rreth 1.3 kg. Mund të duket një peshë e madhe. Por mos u habisni: truri i një elefanti mund të peshojë mbi 4.5 kg.
Ndërsa përbën vetëm 2 për qind të peshës tonë trupore, truri ynë përdor rreth 20 përqind të oksigjenit që qarkullon në gjakun tonë.
Pavarësisht një miti të zakonshëm, konsumi i moderuar i alkoolit nuk i vret qelizat e trurit. Përkundrazi, nga alkooli dëmtohen dendritet në tru, një rajon që është i rëndësishëm për ekuilibrin, kontrollin motorik, dhe funksione të caktuara njohëse si gjuha.
Në disa raste një konsum i lehtë i alkoolit, mund të jetë i dobishëm për trurin tuaj. Një gotë verë çdo ditë, ul rrezikun e goditjes në tru. Ndërsa në një studim është vërejtur se një përbërës që gjendet tek birra, xanthohumol, mund të mbrojë trurin e miut nga dëmtimi i qelizave. Një studim i vitit 2015, e cilësoi “një kandidat të mundshëm, për parandalimin e çrregullimeve neurodegjenerative”.
Truri përmban rreth 86 miliardë neurone. Sa për krahasim, Rruga e Qumështit, ka 200-400 miliardë yje. Truri juaj është duke u zvogëluar. Gjatë 10.000-20.000 viteve të kaluara, vëllimi mesatar i një truri njerëzor ka rënë në 1.500 në 1.350 centimetra kub, duke u zvogëluar përafërsisht me madhësinë e një topi tenisi. Kjo sepse trupat tanë janë zvogëluar me kalimin e kohës, dhe një tru më i vogël mund të jenë më efikas në kryerjen e disa detyrave njëherësh.
Ndërkohë në këtë dukuri, mund të ketë ndikuar mënyra e jetesës. Pasi është vërë re se kafshët shtëpiake, kanë zakonisht një tru më të vogël se të afërmit e tyre të egër. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht, se jemi duke u bërë më “mendjelehtë”. Niveli i civilizimit ku kemi arritur, mund të na ndihmojë të realizojmë gjëra më të mëdha, me koka pak më të vogla.
Sipërfaqja membranore e të gjitha neuroneve në trurin tonë, është rreth 21.500 metra katror, ose sa sipërfaqja e 3 fushave të futbollit.
Truri ka vazhdimisht nevojë për lëvizje. Aktiviteti fizik, nxit neurotransmetuesit si serotona dhe dopamina, një nga arsyet e shumta pse stërvitja fizike, mund t’iu dhurojë një ndjenjë kënaqësie. Ushtrimet fizike e zmadhojnë hipokampusin, një rajon i trurit që lidhet me emocionet, mësimin dhe kujtesën.
Palca juaj kurrizore peshon vetëm rreth 35 gramë, por përmban afro 1 miliardë neurone.
Ne kemi një “tru të dytë” në zorrë. Ai njihet zyrtarisht si sistemi nervor enterik, dhe përmban një numër të madh neuronesh. Duke filluar nga ezofagu deri te zorrët, popullata e këtyre neuroneve mund të arrijë deri në 600 milionë.
Ne e kalojmë rreth një të tretën e jetës sonë në gjumë. Mund të duket shumë, por sërish njerëzit janë më mirë krahasuar me disa gjitarë të tjerë. Kështu lakuriqët e natës, flenë deri në 20 orë në ditë, armadilot 18 orë, ndërsa macet dhe qentë 10-14 orë. Gjithsesi jemi pas drerve dhe kuajve, që flenë shpesh vetëm 2-3 orë, ndërsa gjirafat e rritura mund të flenë vetëm 30 minuta në ditë.
Shumica e njerëzve mbi moshën 10-vjeçare, ëndërrojnë të paktën 4-6 orë në natë gjatë gjumit REM, ose rreth 11 javë në vit. Mjerisht ne harrojmë 95-99 për qind të ëndrrave tona, edhe pse disa njerëz kujtojnë më shumë se të tjerët.
Amigdala është një strukturë e vogël e trurit, që lidhet me reagimet ndaj frikës. Të dhënat nga bota e jashtme arrijnë në amigdalën tuaj në dy mënyra: një rrugë e shpejtë, e drejtpërdrejtë dhe më e gjatë, dhe një tjetër më e ngadaltë që përfshin korteksin. Meqë rruga e shkurtër kalon nga korteksi, ajo na ndihmon të përgatitemi për rrezikun potencial që na pret.
Kur sytë tanë zbulojnë për shembull një formë të gjatë dhe të mbështjellë në tokë, amigdala mund të na paralajmërojë “Gjarpër!”, duke shkaktuar reagimin “lufto ose ik”, përpara se korteksi vizual të kuptojë se bëhet fjalë për një zorrë uji në kopsht.
TIRANA TODAY