Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur. Shtetasi me inicialet A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Burimet bëjnë me dije se personi që është vënë në pranga, është shofer autobusi dhe 15 vjeçarja po udhëtonte se bashku me të, nga Tirana drejt Korçës.
Sipas babait të së miturës, i cili ka bërë denoncimin, vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.
Njoftimi i policisë:
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.