Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Po ti do plumbin, më shove familjen”, vendimi i gjykatës vret për herë të dytë 2 vajzat e aksidentuara (video)

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Po ti do plumbin, më shove familjen”, vendimi i gjykatës vret për herë të dytë 2 vajzat e aksidentuara (video)

“Stop” sjell një histori abuzimi nga ana e drejtësisë. Familja Hekurani nga Elbasani jetonte e punonte në Greqi, dhe një dasmë për të cilën u kthyen në gusht 2012, u kthye në mort për këtë familje. Një automjet tip “Fiat Punto” përplasi në trotuar 2 vajzat dhe nënën e tyre, dhe vajzat 21 dhe 19 vjeç humbën jetën, ndërsa nëna mbeti e plagosur rëndë.

Nëna: Në trotuar ishim ne mor bir, në trotuar. Ku të rrinim ne më shumë se në trotuar? Në trotuar na shtypi.

Babai: Unë po kërkoja fëmijët, ku janë fëmijët. Kur shiko fëmijët unë, brenda në bodrum.

Gazetari: Është në gjendje të vështirë, kurohet me ilaçe?

Babai: Po, po, me ilaçe. Dje isha tek doktori, mora ilaçet.

Nëna: Vdiqa nga dhimbja e kokës.

Gazetari: Të dhëmb koka ë? Po qetësohu tani për çunin dhe për burrin. E di që është shumë e rëndë, por i bën vetes dhe familjes keq.

Babai: Ajo rri e rri, dhe vetëm qan. Qan e bërtet, unë s’di çfarë të bëj. Çunin e kam andej.

Nëna: Nuk fle gjithë natën.

Gazetari: Nuk të zë gjumi.

Nëna: Nuk fle gjithë natën. Gjithë natën nuk fle. Rri me gocat.

Por, si ndodhi aksidenti? Ishte ora rreth 11:00 e natës e 11 Gushtit të 2012, kur drejtuesi i mjetit “Fiat Punto” vinte nga qyteti i Cërrikut për të hyrë në qytetin e Elbasanit, dhe familjarët Hekurani ishin në trotuar. Drejtuesi i automjetit humb kontrollin, pasi ishte me shpejtësi dhe përplas në fillim të ëmën e 2 vajzave dhe më pas 2 vajzat, të cilat përfundojnë në bodrumin e pallatit, dhe humbin jetën në vendngjarje.

Nëna: Unë nuk e dua jetën më, unë dua të shkoj tek gocat e mia, të mos i lë vetëm ato. Se janë vetëm. Janë vetëm, janë të vogla.

Veç traumës, për familjen Hekurani nisi kalvari gjyqësor. Sipas kryefamiljarit, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, u përpoq ta kalonte lehtë aksidentin fatal. Gjykata e Elbasanit vendosi 5 vite burg nga 15 që kërkoi prokuroria.

Babai: 5 vite i dha kjo Pajtime Fetahu. 5 vjet burg, pse? Se mori lekë nga këta.

Nëna: Leku ka ardhur edhe tek ne, por ne nuk i pranuam lekët e qenit. Lekët i kanë ngrënë gjykatat.

Babai: Për gjakun e fëmijëve të mi, i thashë, të marr lekë unë…erdhën ca, jo të shtëpisë, por ca të tjerë erdhën e u thanë vëllezërve të mi. Sollën çantën me lekë. Çfarë lekësh do të më sjellësh ti mua mer? Lekun e gjakut të fëmijëve të ha unë? Po ti do plumbin mor, se më more dy goca, më morë në qafë, më shove familjen. Pastaj shkoi e ia dha Pajtime Fetahut, e ajo i dha 5 vite burg. Si i jep 5 vite burg? Është turp.

Çështja u apelua në Gjykatën e Apelit në Durrës, e cila e dënoi me 12 vjet burg drejtuesin e automjetit, që shkaktoi aksidentin.

Deri në këtë fazë, çështja penale quhet e përfunduar, por nga ana tjetër, çështja civile u zhvillua në Tiranë.

Babai tha se çështjen civile në lidhje me dëmshpërblimin e nisi në Tiranë, pasi në Elbasan ka shumë korrupsion, por ra nga shiu në breshër.

Pas një procesi që zgjati 3 vjet, nga 500 milionë lekë, që duhej të ishte dëmshpërblimi, gjykata vendosi 88 milionë lekë të vjetra për këtë familje.

Eksperti Gramoz Ylli tregon se ai kishte përgatitur dy akte-ekspertimi, një bazuar në pagën minimale në Shqipëri, prej 210 mijë lekësh dhe një tjetër me pagën minimale greke prej 510 eurosh.

Por çuditërisht, gjykata, në shkelje, ka marrë të mirëfilltë aktin e parë, i cili kishte edhe dëmshpërblimin më të ulët prej 88 milionë lekësh të vjetra.

Gazetari – Pse i ka dalë shuma kaq e vogël, d.m.th, dëmi?

Eksperti– Dëgjo! Ne kemi bërë dy akte. Është bërë akt me pagën shqiptare, me pagën minimale, që është turp i madh, që ashtu… e kërkuam dhe me pagën greke dhe ajo dilte shumë diçka më e lartë.

Gazetari – Po pse s’e ka marrë parasysh gjykata?

Eksperti- S’e merr parasysh. E kemi bërë dhe me pagën greke. E kam unë aktin. Po do, ta tregoj. Çuno, më erdhi mirë, që e ke marrë seriozisht. Me nder të familjes, të jesh i sigurt, që unë nuk i njoh këto gjëra. Më vjen turp, sepse është vdekje. Se në vdekje, duhet të ndihmohesh! Këto dallaveret, është turp i madh. Ore, vdekje! Është fatkeqësi, por diçka tek vdekja, duhet lëvizur tek paga greke këtu, ka mundësi ky.

Nëna: Ç’më duhet jeta mua, kur dy vajzat e mia të reja janë në dhe? Ç’më duhet jeta mua që jetoj në këtë dynja më.

Gazetari: Bëhu e fortë për çunin. Ke çunin.

Nëna: Gocat e mia rrinë në dhe. Ça të bëj unë?

Gazetari: Sa vjeç është çuni?

Babai: Është 20 vjeç.

Nëna: A ka qeveri, a ka Zot?

Tani kjo çështje është në Gjykatën e Lartë, por Gjykata e Lartë nuk funksionon, kështu që…i mbetet Zotit. /tvklan.al

 

Tags: Aksidenti tragjikelbasaniFamilja Hekurani

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
“6 tetori/ Qytetarët ishin nën presion për të votuar vetëm për Listën Serbe”

“6 tetori/ Qytetarët ishin nën presion për të votuar vetëm për Listën Serbe”

Kryemadhi nxjerr fakte tronditëse: Tahiri më ka përgjuar, Rama tani po përgjon opozitën

Kryemadhi nxjerr fakte tronditëse: Tahiri më ka përgjuar, Rama tani po përgjon opozitën

A ka jetë për Ramën dhe Bashën pas 30 qershorit?

‘Idhujt e Luftës’ ranë në Kosovë; të Tranzicionit në Shqipëri, jo  







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com