Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Thumb on”, në RTV Ora. Prezantimi që iu bë në fillim të emisionit, duket se e ka revoltuar tej mase ministrin. “I ftuari ynë është instanca e qejfit”, tha Fatma Haxhialiu.
“Ftojmë këtu ministrin e qejfit dhe të argëtimit, z. Blendi Klosin”, vijoi më tej Aulona Musta. Kaq ka mjaftuar, që Klosi t’ua kthente me të njëjtën monedhë.
“Unë prisja ndonjë kunjë të madhe nga ju, po ta dija që kunja ishte Ministria e Qejfit, s’kisha ardhur fare. Po ta quash Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ‘Ministi e Qejfit’ është e rëndë”, u shpreh Klosi.
Ndërsa Fatma e sqaroi se iu referua me këtë titull, pasi turizmi nënkupton argëtim e foto të bukura në Instagram.
“Hera e fundit që vij, meqë the ‘Ministri Qejfi’ se nuk është fare për qejf”, tha Klosi.